“Votoni vatranin tonë Ibrahim Kolari – shqiptaro amerikanin e suksesshëm veprimtarin e dalluar në SHBA”

0
677

“Votoni vatranin tonë Ibrahim Kolari – shqiptaro amerikanin e suksesshëm veprimtarin e dalluar në SHBA”

Beqir SINA – New York

KSHA : Mbeshtesim fuqishëm Zijadin Selën, me partit opozitare shqiptare në Maqedoni : Lëvizja për Reforma (LR) – PDSH, UNITETI dhe Rilindja Demokratike Kombëtare RDK në koalicion : Aleanca për Shqiptarë – Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 dhjetor 2016.

NEW YORK : – Këshilli Shqiptaro Amerikan (KSHA), me President z. Haxhi Dauti, në Nju Xhersi, ka shprehur sot me anë të një deklerate, mbeshtejen e saj të fuqishme me partit opozitare shqiptare në Maqedoni, liderin e saj Zijadin Sela, Lëvizjen për Reforma (LR) – PDSH, UNITETIN dhe Rilindja Demokratike Kombëtare RDK, të cilat janë me koalicionin Aleanca për Shqiptarë – Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare, që do të mbahen të dielën më 11 dhjetor 2016.

Po ashtu, KSHA, bënë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke shpresuar që më 11 Dhjetor 2016, në Maqedoni, do të ketë një proces zgjedhor : të lirë, demokratik, të “pastër” e të ndershëm, dhe mbi të gjitha edhe të vlerësuar nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë.

Më tej, KSHA-ja, një organizat lobiste për afro 3 dekada në SHBA, thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ditën e dielë, në Maqedoni, më 11 dhjetor si përbërje parlamentare, kanë arritur të arsyetojnë besimin që elektorati ju ka dhënë në zgjedhjet e kaluara edhe përskaj të gjitha vështirësive, që kanë ardhur si pasojë e krizës politike në vend.

Këshilli Shqiptaro Amerikan, theksonë se :”Me këto zgjedhje, partitë e mëdha, ato që qeverisën deri tani, vendin, duhet të pajtohen me rregullat e demokracisë, që t’i besojnë votës së lirë, e të ndershme, jo manipulimit dhe blerjes së votës. Sepse, populli në demokraci – pra sovrani, është i vetmi autoritet më legjitim të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë se cili është opsioni politik, që duhet ta fitojë nderin por edhe obligimin të udhëheqë Maqedoninë, mbasi partia në pushtet dhe koalicioni i saj me partinë shqiptare, BDI, ishte i tejzgjatur, njerëzit tani duan Ndryshimin, që shpreson se do të vijë – ashtu si në zgjedhjet e fundit në SHBA”, shkruan Këshilli Shqiptaro Amerikan, me President z. Haxhi Dauti, duke i dhënë mbështetjen e saj të fuqishme në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, liderit të opozitës Zijadin Sela, me Lëvizjen për Reforma (LR) – PDSH, UNITETIT dhe Rilindja Demokratike Kombëtare RDK, të cilat janë, koalicioni Aleanca për Shqiptarë – Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare, që do të mbahen të dielën më 11 dhjetor 2016.

Edhe, Kandidati i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ibrahim Kolari, nga Aleanca për Shqiptarë – Ndryshe, ka marrë një mbështetje të fuqishme nga kryesia e Vatrës në Nju Jork, dhe nga veprimtari i njohur anëtari i Bordit të Drejtorve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane , zoti Zef Bala, për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, trasmeton Dielli.
Në mesazhin e vatranëve në SHBA, thuhet se : “I nderuar z. Kolari, në emër të Kryesisë së Federatës VATRA në SHBA dhe Gazetës së Saj “Dielli” ju urojmë që të dilni fitues në zgjedhjet parlamentare të 11 Dhjetorit, për në Kuvendin e Maqedonisë. Vatranët dhe lexuesit e Diellit, thuhet në mesazh po e ndjekin me emocion e vëmëndje garën tuaj. Tash që fushatës po i afrohet fundi, do të donim për të informuar më mirë vatranët dhe lexuesit e Diellit në SHBA, Kanada, Australi, Europë, vendlindje, të sillnim më shumë informacion përmes bashkëbisedimit në online, për zotin Kolari”.

Madje, kandidati për deputet, shqiptaro amerikani, vatrani dhe biznesmeni i sukseshëm, prej 13 vitesh në Dibër, z. Ibrahim Kolari, i është përgjigjur intervistës së Editorit të Gazetës”DIELLI” në SHBA , Dalip Greca.

“Përse, votuesit duhet ta votojnë Ibrahim Kolarin?, shkruan gazeta më e vjetër në botën shqiptare, Dielli.

Dhe, më tej ajo shkruan se :’Sepse, Ibrahim Kolari, ka një rezyme të pastër si Loti, është i pakorruptuar, u sjell shpresën, e një njeriu që vjen nga SHBA dhe njeh rregullat e demokracisë së pastër, – demokracisë amerikane. Dhe, si veprimtar i dalluar në USA, Kosove, Shqiperi, dhe gjithe trojet shqiptare, ai sjell një frymë të re. Po ashtu Kolari, thotë se ka më shumë se tre dekada në Vatër, në Bordin e saj, si dhe kontribues në Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ç’ka ai mendon se e bën më të sigurtë në përcjelljen e frymës Kombëtare. “Për mua Vatra, ka qenë një Universitet më vete….Kam 13 vjet që kam çuar investimet e mia në Dibër, dhe kam përcjell frymën e suksessit dhe të patriotizmit të flakët vatran edhe në trojet shqiptare”.

Ndërkohë, vatrani i hershëm, miku i tij Zef Bala, veprimtari i njohur dhe anëtari i Bordit të Drejtorve të LQSHA, i shkruan Kolarit, :” Idashuri z.Kolari, kolegë Vatran dhe mik i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, me rastin e kandidimit tuaj në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, :’Ju uroj çdo të mirë dhe suksese, të priftë e mbara! Ju shpreh binjen se ke mbeshtetejen tonë, të plotë, këtu në Amerikë, dhe ju bëj thirrje me këtë rast, edhe qytetarvet të Dibrës së Madhe, që t’ia japin votën e tyre, bashkëqytetarit të tyre, veprimtarit të dëshmuar në SHBA, i cili është një shqiptar i flakët për çështjen Kombëtare, i suksesshëm dhe krenaria e dibranëve.

Jam i bindur se Dibranët, me mençurinë e tyre – do të dinë se për kë do t’a japin votën e tyre me 11 Dhjetor 2016, për më të mirin dhe atë që do të bëj ma të mirën për Dibrën.

Më tej zoti Bala shkruan se jam më se i bindur dhe besojë tek Dibranët dhe votën e tyre për Ibrahim Kolarin :”Jo thjesht për zotin Kolari, por për të mirën e atyre që ai do të përfaqësojë duke qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlamentin e ri – të Maqedonisë, me prezencën dhe experiencën e tij, e cila, pa asnjë dyshim do të jetë në dobinë e popullit të Dibrës, duke ju përfaqësuar denjësisht.”

Urime për festat e fundë vitit dhe fitore me më 11 Dhjetor 2016 – Miqësishtë shokë dhe dashamirë i juaj, Zef Bala – Nju Jork – SHBA .

NO COMMENTS

Leave a Reply