Po bëhet gjithnjë e më real skenari i ndarjes së Mitrovicës – në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër

0
475

Po bëhet gjithnjë e më real skenari i ndarjes së Mitrovicës – në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër

Nga Beqir SINA

Prej çlirimit të Kosovës, vendosjes së trupave të Kforit,(kontigjenit francez) në Kosovë, po ndodh një “betejë” e vërtetë, në heshtje varri, me atë që po thirret “ndarjen de facto e de juro të Mitrovicës”.

E cila, ka nisur menjëherë, filla pas luftës, kur në anën e përtej lumit Ibër, u ngritë flamuri i Serbisë, dhe më pas u krijua sistemi paralel, u dogjen dhe morën doganat, në veri, u ozurpuan ndërtesat qeveriatre në veri të Mitrovicës, u hodh zhavorr e dhe, per të bllokuar Urën e Ibrit, dhe tani ajo më tragjikja, e kësaj historie të trishtë, për Kosovën, është se atje në qytetin e ndarë të Mitrovicës, është duke u ndërtuar një mur , ku disa thonë dy metra e gjysmë, disa të tjerë 80 centimetra…….e tjer e tjera….!

Por, gjithësesi, e verteta, është se tashmë në Veri të Kosovës, Ura e Ibrit, nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës, mbase “kufiri” i ndarjes, gjatë kësaj jave është zhvendosur pak metra më tutje, pikërishtë, aty ku është duke ndërtuar një mur,me pak rendesi se dy metra e gjysmë, apo 80 centimetra. Mbasi lartesia ka rëndësi vetëm nga ana strukturore, sepse, nga ana gjeo politike dhe e përkthyer shqip e në të gjithë gjuhët e botës, kësaj i thonë, ndarje e Mitrovices – ndarje e Kosovës.

Ndërtimi i murit për ironi të fatit, thuhet se “është bërë kokë më vete nga udhëheqja e Komunës së Mitrovicës Veriore, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me planin për rivitalizimin e urës, të dakorduar në Bruksel”.

Kurse, thuhet se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do të veprojnë me forcën e ligjit, kurse rivitalizimin e urës, thuhet se e ka marrë përsipër Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta ndaluar, por në pyetje është se kur dhe deri kur?.

Dhe, këtë “film me mure” që e kemi parë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duket se askush nuk mund do ta ndalë dot. Me ç’far po i shikon syri çdo njerit nga ne, dhe me ato dekleratat dhe reagimet, del se çdo njeri si për hesap të tyre, e shikon këtë se ndarje me mur, ndërkohë, që tani “kufiri” i ndarjes, është vendosur aty ku është duke e ndërtuar ate mur te mallkuar.

Por askush, në të vërtetë, nuk del se është përgjegjës, dhe nuk kanë dhënë sqarime për zhvillimet rreth urës, kurrkund nuk flitet zyrtarisht për projektin e tyre, aqsa nuk përmendet ndërtimi i ndonjë muri, apo prishja e këtij muri ndarës, apo kushedi çfarë, pa çka se mund të çojë “ edhe ne eskalimin e situatës dhe mbrojten e Mitrovicës, nga ndarja deri në derdhjen e gjakut?”

Mbasi, me këtë rast është vendosur sipas meje në dyshim edhe fati i Kushtetutës së Kosovës.

Ajo që nuk shkakton më kurrfarë dyshimi është mungesa absolute e përgjegjësisë dhe sqarimet deri tek ndonjë ndërhyrje ligjore ndaj këtyre veprimeve që çojnë qytetin e ndarë të Mitrovicës, “de juro dhe de fakto”, mbasi, si shifet asnjeri prej tyre “nuk është i prirur për të mbrojtur edhe me Kushtetutë, mos ndarjen e Mitrovicës”.

Me pavendosmërinë e vet, ndërsa më pas dhe me veprimet e tepruara si këto që po ndodhin në Mitrovicë, nuk mundet të ndodh gjë tjetër vetëm se veprime të këtila, ta acaroin edhe më shumë situatën në veri të Kosovës, nese nuk i dilet para një të keqe më të madhe..

Jam i mendimit se vet qytetarët e Mitrovicës, po ashtu si dhe autoritetet pushtetore, deputet dhe politikan, analsitë, dhe gazetar, duhet të ndërhyjnë ndaj gjithë kësaj katraure, pa pritur për të dëgjuar se çfarë po thotë Europa….

Mbasi, tani me këtë veprim dihet se po bëhet gjithnjë e më real skenari i Beogradit, rreth ndarjes së Mitrovicës- në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër….., i përgatitur prej se kur Serbia u detyrua ta lërë Kosovën, mbasi e sundojë padrejtësisht për më shumë se 1 shekull.

Tanimë dihet, dhe nuk do mend shumë se :”Kërcënimi i ndarjes së Mitrovicës, është në rritje, prej se kur Kosova, u çlirua dhe në veri të qytetit mbi lumin Ibër, u krijua sistemi paralel, serbët e nxitur dhe të ndihmuar nga Beogradi, uzurpuan me forcë godinat e administratave lokale në Veri- ndanë urën mbi ibër në dy pjesë, e të tjera”.

Por ka edhe një pyetje tjetër: A mos vallë kjo do të çojë edhe në ndarjen e Kosovës? Dhe, askush nuk merr guximin ta parandalojë këtë!.

Kosova, nuk ka asnjë arsye të lërë në harresë shembullin e luftës , për liri dhe çlirimin e saj, nga Serbia, e cila e sundojë si e ceka më lart në mënyrën më të pa drejtë dhe më brutale.

Andaj mendojë se në këtë skenar të zhvillimit të ngjarjeve nuk beson askush se deri në minutën e fundit, do të zgjidhet kjo çështje ajo se çfarë skenari ka përgatitur Serbia për Kosovën.

Ndarjen e Mitrovicës, nuk duhet ta pranojë, as BE-ja dhe as SHBA-ës. Para se ngrihet muri dhe Mitrovica e Kosova mund të ndahet në të vërtetë në dy pjesë me një kufi përgjatë lumit Ibër…….

Unë e kam vizituar disa her vitet e fundit Mitrovicën, dhe e njoh mjaft mirë jetën e atjeshme, realitetet politike, e sociale të qytetit, që duket tashmë është i ndarë qysh nga ura e Ibrit.

Për mua ajo që po ndodh tani në Mitrovicë , ngjason më shumë se një skenar, është i njëjtë me ato strategjitë të atyre ndarjeve, që historia na mësoi me mure ndarse të disa qyteteve, prej Luftës së Dytë Botërore.

Dhe, sidomos tani që rreziku dhe ndikimi i Rusisë, në Ballkan, është afruar shumë dhe është dukur I ndjeshëm……!

Të mos harrojmë se problemet me muret, nuk linden me Mitrovicën dhe linden sot, por ato lindën që nga viti 1944- 1949. Ato nuk I shpikem apo I ngriten shqiptaret!

Prej atëhere kur çështja gjermane, kishte ndryshuar në thelb sidomos në një pikë kyçe, nuk ishte më ajo që do duhej të ishte një Gjermani e tërë, por kjo duhej ndarë në dy pjesë, dhe, kjo ndodhi si rezultat i sistemeve të kundërta politike, që kishin sjell proceset e pasluftës së Dytë Botërore, në atë kohë.

Athere, kur të dy këto sisiteme të kundërta politike dhe ideologjike ishin të shtyrë edhe nga disa rrethana të asaj kohe kur dihej se strukturat e pushteteve globale ishin nën ndikime të dy poleve të kundërta ndërmjet SHBA dhe BRSS. Pataj ishin pikërisht edhe disa procese dhe momente historike tepër interesante si koha e Koncertit të Evropës, pastaj vënja e një „Perde të Hekurt“ e cila sombolizonte ndarjen e botës në dy blloqe, lindore-komunste dhe perëndimore-demokratike.

Mirëpo, kjo periudhë dyzetë vjeçare e durimit, dyshimeve e ngrirjes dhe diferencave të mëdha në mes të dy botërave ideologjike, po vinte dalengadal drejtë ekuilibrimit, procesit të çlirimit nga pengesat e mëdha ideologjike dhe fillimi i ndryshimeve të thella historike. Pak para shembjes së këtij simboli ndarës, në një fjalim të mbajtur pranë Murit të Berlinit ne vitin 1987 presidenti i 40 i SHBA Ronald Reagan shprehej“… zoteri Gorbaçov, hapeni kete porte!zoteri Gorbaçov, shkuleni kete mur!…“.

NO COMMENTS

Leave a Reply