Friday , October 19 2018
Home / Lajme nga Diaspora / David Philips :” Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike e cila ka shpërthyer në vitin 2001″

David Philips :” Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike e cila ka shpërthyer në vitin 2001″

Intervistë e posaçme me Profesor David L. Phillips – Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University me gazetën Bota sot.

NEW YORK : David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University. Profesor Phillips ka punuar si këshilltar i lartë në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe si një ekspert i punëve të jashtme dhe këshilltar i lartë në Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai ka mbajtur pozicione si një studiues në Qendrën Universitetit të Harvardit për Studime të Lindjes së Mesme, dhe drejtor ekzekutiv i Programit Ndërkombëtar të zgjidhjes së konflikteve në qendrën e Columbia University.

Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe ndërtimin e paqes në Universitetin Amerikan, Profesor në Departamentin e Politikës në Universitetin e Nju Jorkut, dhe si profesor në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Ai ka qenë edhe anëtar dhe zëvendës drejtor i lartë i Këshillit të Qendrës për Marrëdhëniet me Jashtë “për veprim parandalues, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut të Shteteve të Bashkuara, anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, drejtor i Qendrës Evropiane për pjesëmarrje të përbashkët, drejtori i projektit në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Oslo, president i Fondacionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Wiesel Elie.

Z. Phillips, është autor i disa librave, përfshirë atë :”From Bullets to Ballots” – “ Nga plumbat te votat”:, librin Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicion (Transaction Press, 2008), librin “Duke humbur Irak”: Pasluftës, Brenda, Rindërtim Fiasco (Perseus Books, 2005), Unsilencingthe Past : Track Two Diplomaci dhe Pajtimi turko-armen (Berghahn Books, 2005).

Ai është gjithashtu autor i raporteve të shumta të politikave, si dhe më shumë se 100 artikuj në publikimet kryesore të tilla mjete shtypi botëror, si New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, International Herald Tribune, dhe revista e Punëve të Jashtme – Foreign Affairs.

Profesor, Philips për më shumë se 25 vjet është marrë në mënyrë intezsive, dhe të vazhdueshme me çështjet shqiptare, sidomos me artikuj, analiza, komente, ligjërime dhe senaca dëgjimore në Departamentin e Shetit, Capitol Hill, dhe OKB, për gjatë sundimit dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, për Kosovën, nën sundimin e Serbisë, luftën e saj për liri e pavarësi, zhvillimin e saj në pavarësi dhe të ardhemen e saj. Liritë e të Drejtat e Shqiptarëve, në Luiginën e Preshevës, Mal të Zi dhe sidomos ato të shqiptarëve në Maqedoni.

Ku Profesor Philips, ka pasur një vemendje të madhe për trajtimin që i ka bërë Marrveshjes së Ohrit, edhe në qarqet ndërkombëtare, kanceleritë e botës.

Mbas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni , dhe situatës të krijuar post zgjedhore atje, Profesor David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University, foli në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ku ai thotë se :” Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike e cila ka shpërthyer në vitin 2001. Marrëveshja kornizë e Ohrit (MKO) përveçse ka penguar luftën civile duke adresuar pabarazitë në rrënjët e konfliktit, nuk është realizuar,” i tha ai gazetarit tonë.

“Marrëveshja e Ohrit, parashikonte integrimin eventual të Maqedonisë në institucionet euro-atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizojë aspiratat e saj evropiane për shkak të pengimit që i vjen asaj nga Greqia, e cila vuri veton anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht. Palët e interesuar atje kan ndjekur interesat e ngushta politike dhe kanë qenë subjekt i ndikimit kriminal. Këto kushte çuan në krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe në zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor, 2016”, tha profesor David Philips.

Për më shumë neser do të ndiqni intervistën e plotë të David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University me gazetën Bota sot.

I cili, u përgjigjet me shumë kujdes pyetjeve të tilla si:”

A duhet të kuptohet se çështja e zgjedhjeve në Maqedoni, duhet të shifet akoma si zgjidhje e problemit politik dhe dalje nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia dhe sa besoni ju në atë ?

Çështja është se mekanizmi i zgjedhor thuhet se nuk funksionoi si duhet mbasi Maqedonia edhe në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, tregojë se sistemi zgjedhor nuk është ai në të cilin do të besoj çdokush ?

A mendoni ju se edhe kësaj rradhe “Lokomovita” e Maqedonisë, me këto zgjedhje doli nga binarët….?

Përse, për her të parë shqiptarët ju bashkuan një partie maqedonase e qartësuar në bllokun nacionalist – socialist, LSDM ?

Pse Gruveski i mban gjallë akoma shpresat tek BDI- dhe Ali Ahmeti ?

A fituan apo humbën shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoni, dhe kush humbi dhe kush fitojë, gjithmonë simbas teje ?

Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, megjithse parti të reja, morën njëra 5 deputet dhe tjetra 3 deputet, si e komentoni ju këtë ? si një humbje besimi tek partitë e mëdha shqiptare, lidershipi i saj, apo një alnternativ besimi, apo ajo shprehja jonë “hajde t’a provojmë një her edhe me këta”?

A ka metoda të avancuara për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, për të pasur një fushatë të drejtë dhe zgjedhje kredibile, që të ishin hapi kyç drejt zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni?

Si e parashikoni ju të “nesërmen” pas këtyre rezultateve të këtyre zgjedhjeve më 11 Dhjetor 2016 ?, kush do të jetë qeveria simbas jush ?

Ndërkohë, në lidhje me çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, çfardo ndryshimi që të ndodh në qeveri a do të ketë ndikim me Greqinë, apo do të jëtë një rezulatat i përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO?

Check Also

Prokuroria nuk është dakord që Mukoski të dalë nga arresti shtëpiak

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin nuk do t’i japë dritën jeshile deputetit të …

Komentoni

%d bloggers like this: