0
376

SHBA : Kosova, nëshkruhet në Librin e zisë, të Misionit të Përhershëm të Gjermanisë, në OKB – New York

Beqir SINA – New York

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës – New York: “Jemi thellësisht të prekur nga akti mizor që ndodhi pasditen e 19 dhjetorit në Berlin – Gjermani. Pranoni ju lutem ngushëllimet më të sinqerta tona. Mëndjet dhe lutjet tona, janë me familjet e viktimave dhe popullit mik gjerman!”

NEW YORK CITY : Autoritet njujorkeze, personalitete të njohura të fushave të ndryshme dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në OKB – New York, mbrëmë dhe sot janë duke u nënshkruar në Librin e zisë,në Misionin e Përhershëm të Gjermanisë, në New York, për 12 viktimat, që mbeten të vrarë në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih, të martën më 19 dhejtor.

Në Librin e zisë, sipas një njoftimi të Misionit të Përhershëme të Gjermanisë, thuhet se deri tani janë nënshkruar edhe ambasadorët e ShBA, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Japonisë, Ukrainës, Italisë, Zvicrës, Kinës, Argjentinës, Brazilit, Egjyptit, Australisë, Rusisë, Turqisë, e tjera, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në New York, dhe OKB-ja.

“Qyteti i New Yorkut, shkruan kryetari i bashkisë Bill de Blasio, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta – përfaqësuesve diplomatik të Misionit të Përhershëme të Gjermanisë, për të terguar përkrahjen e madhe të njojorkezve në këto çaste të vështira, për popullin gjerman”.

Ndërkohë, sot në mesdrek në Misionin e Përhershëm të Gjermanisë në organizatën OKB -së, gjatë ditës së zisë, krahas ambasadorëve dhe diplomatëve nga vendet e ndryshme të botës, u nënshkrua edhe Republika e Kosovës – Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në New York.

Ka qenë Mr. Ylber Kryeziu (Minister Conselor at the General Consulate of the Republic of Kosova),i cili la shënimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në New York, që në Librin e zisë, për 12 viktimat e aktit terrorist në Mynih të Gjermanisë, u nëshkrua duke lënë shënimin : “Jemi thellësisht të prekur nga akti mizor që ndodhi pasditen e 19 dhjetorit, në Berlin – Gjermani. Pranoni ju lutem ngushëllimet më të sinqerta tona. Mëndjet dhe lutjet tona, janë me familjet e viktimave dhe popullit mik gjerman!”

Libri i zisë do të jetë i hapur edhe nesër prej orës 9 deri në ora 16 me kohën e New Yorkut

Ngjarja ka ndodhur të martën më 19 Dhejtor 2016, kur të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si një sulm terrorist, në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë.

NO COMMENTS

Leave a Reply