New York: Familja Rusi, vendosi përsëri Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e tyre, në Brooklyn, me rastin e 28 Nentorit

0
1212

New York: Familja Rusi, vendosi përsëri Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e tyre, në Brooklyn, me rastin e 28 Nentorit

Familja Rusi, vendosi përsëri Flamurin Kuq e Zi në ndërtesën e tyre

Familja Rusi, për të katërtin vit me rradhë, ka ber të valvitet në shtizën mbi çatinë e ndërtesës më të lart përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – ekspresit të madh në qytetin e Brooklynit – New York, Flamuri ynë kombëtar, përkrah atij amerikan, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Familja Rusi edhe këtë vit në ndërtesën e lart e cila është pronë e tyre, ka vendosur Flamurin Kuq e Zi, përseri në qytetin e Brooklynt – New York, – duke shênuar kështu 104 Vjetorin e Ditës së Flamurit Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.

Për të katërtin vit me rradhë, edhe sot shihet të valvitet në shtizën mbi çatinë e ndërtesës më të lart përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – ekspresit të madh në qytetin e Brooklynit – New York, Flamuri ynë kombëtar, përkrah atij amerikan, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo eshte një pamje që sjell krenari dhe gëzim kur shikon një flamur të madh Kuq e Zi, i cili po qendron përkrah flamurit të SHBA, në shenjë respekti dhe mirënjohje, edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndertesa, ku shihet flamuri ynë kombetar të valvitet është një nga autostradat më të frekuentuara, në ishullin njujorkez, mbasi ajo lidhë tre pjesët e këtij ishulli – Staten Island, Brooklyn, dhe Queens dhe Manhattan , veriun e SHBA të Amerikës me pjesën jugore nëpërmjet qytetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, ashtu si edhe vitin e kaluar, po edhe këtë vit pra në këtë 104 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, është biznesmeni i suksesshëm shqiptar nga Dibra e Madhe në SHBA, Sal Rusi, familja Rusi dhe kompania e tij, që ngre flamurin kuq e zi në majën e një ndërtese, pronë e tij, me rastin e 28 Nëntorit.

NO COMMENTS

Leave a Reply