Dibranet e Amerikes Familja Rusi – nderohen me “Shqiponjën e Artë”, në Samitin e Diasporës

0
1657

Dibranet e Amerikes Familja Rusi – nderohen me “Shqiponjën e Artë”, në Samitin e Diasporës

Beqir SINA – New York

Çmimi Diaspora dhe Zëri i saj në Skenën Politike shkoi për Familjen Rusi dhe Mario Brunettin

TIRANE : Në kuadër të Samitit të Diasporës, që është organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në mbrëmjen e së dielës, janë ndarë 15 cmime për personalitete, organizate dhe iniciativa të ndryshme, të cilat kanë për qëllim rritjen e imazhit të shqiptarëve nëpër botë.

Fillimisht në këtë mbrëmje u nda Çmimi për Investime në Atdhe, çmim ky që i takoi Gazmend Toskës. Çmimi për Rolin e Gruas në Diasporë shkoi për programin “Shpresa” si dhe organizatën e grave “Motrat Qiriazi”. Çmimi Diaspora dhe Roli i saj në jetën Politike shkoi për Mark Gjonaj. Çmimi për Kontributin e Shquar në Pavarësinë e Kosovës shkoi për “Batalionin e Atlantikut”, Uran Rexhepin. Çmimi për Zërin e Komunitetit në Diasporë ishte për Keti Biçoku.

Një çmim u dha në këtë mbrëmje Gala, edhe Familjen e Turan Rusit, në Nju Jork, Selim (Sal) Rusi, Ilir dhe Arbeni, të cilët thuhet se janë dalluar vitet e fundit për suksesin, në fushën e biznesit dhe veprimtarisë së tyre në lidhje me komunitetin shqiptarë.

Suksesi i tyre mbrriti kulimin e saj këtë vit, kur Kandidatja demokrate për Presidente të ShBA-ve, gjatë fushatës së saj për tu ber Presidente e SHBA, kishte vizituar shtëpinë e biznismenit shqiptar Selim Rusi, që njihet në Amerikë si Sal Rusi.

Kjo vizitë,e cila mblodhi edhe qindra biznesmen të tjer shqiptarë, bëri bujë të madhe, në shtypin shqiptar dhe ate Amerikan, dhe u organizua nga Sal Rusi, i cili është pronar i një shtëpie, e cila ka histori “mafioze” në New York. Shtëpi, kjo që Rusi, e ka bler në vitin 2000 dhe ka qenë shtëpina e Paul Castellano, ish-bossit të mafias në New York, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Madje, shtypi Amerikan këtë takim të zonjës Clinton ish – Sekretares se Shtetit, kandidates per Presidente te SHBA, në mënyrë profetike, e lidhi edhe me emrin e shtëpisë së Sal Rusit, në Saten Island, duke thën se ” Ndoshta, kjo shtëpi po i “ndjellë” mirë Hillary-t, fitoren”, ngaqë shtëpia e Rusit, në ishullin Staten Island,Nju Jork, quhet “Shtëpia e Bardhë”, vendi i cili synohej nga ish-Zonja e Parë, që nga viti 1994 deri në vitin 2000, kur burri i saj Bill Clinton ishte President. Por, që “fakeqësisht” Hillary Clinton, i humbi zgjedhjet e 8 Nëntorit, dhe profetia nuk u realizua……..

Si do qoftë Rusi, i cili është pjesë e lobit Shqiptaro-Amerikan, me miqt e tij të suksesshem e organizojë mbrëmjen për mbledhje fondesh në përkrahje të Kandidates Demokrate në këto zgjedhje, dhe mblodhi afro gjysmë milion dollar.

Sipas gazetës New York Daily News, Rusi tha: “Kjo po ndodhë ngaqë Clinton u ka ndihmuar shumë komunitetit shqiptar dhe ai kishte kënaqësinë që mund t’i ndihmojë zonjës Clinton dhe komunitetit të saj”.

Ndoshta për këtë dhe aktivitetet e tjera të kësaj familje shkoi dhe Çmimi Diaspora dhe Zëri i saj në Skenën Politike të cilin e mori Familja Rusi dhe Mario Brunettin.

Çmimi Zëri i Komunitetit në Diasporë shkoi për platformën Albinfo në Zvicër. Çmimi Rrjetëzimi në Diasporë ishte për “Unionin Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë”. Çmimi Kontributi në Pavarësimin e Kosovës ishte për Bruno Selimaj. Çmimi Diaspora dhe Zëri i Saj në Skenën Politike shkoi për Rukije Kondaj ndërsa Çmimi Rrjetëzimi i Diasporës ishte çmimi i fundit që iu nda Institutit “Alb Shkenca”, Çmimi Mësimi i Gjuhës Shqipe iu dorëzua mësueses Aurela Konduri. Çmimi Rrjetëzimi në Diasporë shkoi për OJQ “Germin”.

NO COMMENTS

Leave a Reply