28 Nëntor – Flamuri Kombëtar kuq e zi, tani valvitet për një javë në zemër të Nju Jorkut

0
612

fotografite mund ti perzgjdhni nga facebook beqir sina https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.1297689533629297.1073743621.100001647878982&type=3

28 Nëntor – Flamuri Kombëtar kuq e zi, tani valvitet për një javë në zemër të Nju Jorkut

Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar, Zoti e bekoftë Amerikën – rrroftë Flamuri kuq e zi – Pavarësia e Shqipërisë

MANHATTAN – NEW YORK CITY : Shqiptarët e Nju Jorkut, ngritën dje më 28 Nëntor, flamurin kuq e zi, në zemrën e lagjes financiare të Manhatanit. Ky ishte edhe 20 vjetori që pikërishtë flamuri shqiptar ngrihej zyrtarisht në këtë shesh publik, nga më të vizituarit nga turistët e huaj të Nju Jorkut.

Zoti Rrape Ruci, një veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, organizatori i kësaj ceremonie, tha se “Me ngritjen e flamurit në këtë shesh në kremtojmë 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë, dhe shpresojmë më ketë akt, të sensibilizojnë të njujorkezet për festën më të madhe të kombit shqiptar, por që të ndikojmë sado pak – me të rinjtë e komunitetit, që ata të mos e harrojnë prejardhjen e tyre dhe bashkë me të një simbol – flamurin kuq e zi”.

Në këtë ceremoni dinjitoze, dhe shumë emocionale, morën pjesë një grup i vogël shqiptarësh, nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare, me një pjesëmarrje simbolike, por, që organizatori i saj – duke parë rëndësinë e ngritjes së flamurit kuq e zi, pikerisht në këtë, shesh kaq prestigjoz të qyteti, ka zgjedhur të ndjek traditën e dy dekadave më parë, “kur në këtë shesh një grup shqiptarësh, emigrantë të vjetër nga Dibra e Madhe, e ngritën flamurin kuq e zi në sheshin e distriktit botror financiar Bowling Green në Manhattan”.

Kjo është ngritja zyrtare e flamurit, por jo hera e parë, që një simbol shqiptar valvitet në këtë shesh ose sheshet e tejra të qytetit të Nju Jorkut. Para, 20 vjetësh, tre persona e ngritën flamurin shqiptar, pa leje pikërisht në Bowling Green dhe ai u hoq nga autoritetet.

Midis atyre, që e ka nisur këtë traditë, dje mes shqiptarve, ishte dhe Presidenti i Parkut Bowling Green, Arthur Piccolo, i cili tregojë, se si ai dhe veprimtari dibran Gani Nesimi, punonjës i shërbimit në ndërtesat për rreth parkut, së bashku me disa bashkëpatriot të tij, u lindi ideja në atë kohë, që një flamur shqiptar të ngrihej në këtë shesh historik, për Nju Jorkun, pikërisht, tha ai “ që të tregojnë me krenari edhe sot flamurin kuq e zi, do të valvitej për një javë Bowling Green – sheshin ku ndodhet edhe simboli i ekonomisë së fuqishme amerikane”.

Ceremonia e organizmit dje në sheshin pranë parkut Bowling Green, u krye nga Instituti Gjergj Kastrioti Skenderbeu kryetari i saj z Rrape Ruci dhe n/kryetari Myslym Ruci, në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Dibra, dhe disa veprimtar të komunitetit, të cilët vitet e fundit kan marë përsispër ngritjen e flamurit kuq e zi – më 28 Nëntor në këtë shesh .

Drejtuesi i kësaj ceremoni gazetari komunitetit, Beqir Sina,në emër të organizatorit, ka uruar më rastin e 28 Nëntorit, të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë ”Gëzuar Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Rroftë flamuri kuq e zi, Rroftë Shqipëria, Rroftë populli Amerikan” tha ai..

Sina, tha se ” Ngritja e flamurit shqiptar me lejen e Bashkisë të New Yorkut, në këtë shesh kaq prestigjoz, ka per ne shqiptarët, një rëndësi të veçantë, dhe të madhe , pavarëssisht se pjesmarrja, si shihet nuk është e deshirueshme, dhe, mendojë se nuk do koment, theksojë ai, është simbolike, mirëpo:” Kjo, është një ngjarje e madhe dhe e shënuar për kombin tonë, prandaj është në nderin e krenarinë e të gjithë ne shqiptarëve, ceremoni, me rëndësi të madhe kombëtare, duke treguar me këtë rast edhe një herë, ashtu si ndër vite, ndjenjat dhe krenarinë ton atdhetare, e kombëtare, duke u mbledhur të përbashkuar rreth flamurit Kuq e Zi.”

Myslim Ruci, nënkryetar i Institutit Gjergj Kastrioti Skënderbej, në fjalën e tij, në anglisht dhe shqip, tha se “Jemi duke ngritur krenarinë tonë shqiptare, flamurin kuq e zi, i cili është i larë me gjakun e dëshmorve, të gjithë atyre që flijuan për këtë flamur, ndërkohë, që kjo po bëjmë ne sot, duke vendosur për një javë, në këtë shesh, natyrishtë, se është diçka e bukur që në mesin e Nju Jorkut, një qytet botëror, të ngrihet flamuri shqiptar – flamuri ynë kombëtar, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe dhëntë Zoti, tha ai që nji ditë ta ngremë këtë flamur për bashkimin tonë kombëtar”.

Folësi e radhës ish kryetari SHAD-it,, zoti Musa Paçuku, ka uruar me rastin e 28 Nëntorit, të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët. Me këtë rast ai percolli një faleminderim i drejtuar edhe këtij vendi – “Shteteve të Bashkuara, që na dha mundësinë të hapim një faqe të re të historisë sonë të lavdishme, ne të gjithë jemi krenarë dhe të nderuar që krah flamurit tonë kombëtar të shohim në këtë shesh edhe flamurin Amerikan”.

Në fjalimet e tyre folësit teksa folën dhe përshëndetën 104 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke kujtuar luftën heroike, të popullit shqiptar, në shekuj për Pavarësin e Shqipërisë, deri në realizmine bashkimit tonë kombëtar, thanë se kjo ditë :” Na kujton edhe miqesinë tonë me popullin Amerikanë, të Shqipërisë me SHBA dhe përkrahjen, që i kan dhënë Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara prej presidentit Wilson, në mos coptimin e saj nga fqinjët grabitqarë, Bushi i vjetër me “Vijën e Kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, për Kosovën, deri tek roli i presidentit familjes Clinton, gjate luftës në Kosove, dhe ai më vendimtarë i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, deri tek perkrahaja që kemi pasur nga Administrata e Presidentit Obama, me shpres që ajo të vazhdojë edhe me administratën e re të Presidentit Donald Trump”.

Ish kryetari i Shoqatës Ana e Malit, dhe ish deputeti i Malit te Zi ne parlamentin e parë pluralist, atje, publicisti i njohur Xheladin Zeneli, mbasi vlerësojë lart ceremoninë, pavarësisht pjesmarrjes së saj, shprehu kënaqësi e madhe, për të, dhe të gjithë të shqiptarët në komunitet që jan duke shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipëris.

“Tani, tha ai për nji javë flamuri kuq e zi, me shkabën dy krenore, këtu në kryeqytetin e botës Nju-Jorkut, e simbolit të lirisë, na bën krenar për këtë ditë madhështore, që t’i shprehim edhe falënderimin tonë Amerikës – për ndihmën e madhe që i ka dhënë kombit shqiptar. Zoti i bekoftë Shqipërinë e Amerikën!”

Zeneli, bëri me këtë rast edhe paralelizimin, duke iu faleminderuar këtë vendi të madh, u shpreh ai i cili po na jep mundësin edhe ne shqiptarëve të ngremë, në mes të Nju Jorkut, flamurin tonë kuq e zi, kur në vëndlindjen tonë – pushteti malazezë, jo vetëm që nuk u lenë, shqiptarëve të festojnë kuq e zi me krenarinë e tyre kombëtare, dhe me bajrak, por edhe i burgosin ose i dënojnë financiarisht, vetem pse ata mbajnë krenarinë e tyre kombëtare flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena”

Më pas këtë ceremoni e ka përshëndetur edhe anëtari i Brodit të Shoqatës Atdhetare Dibra, në emër të tij dhe shoqatës, Bekim Parpaniku, profesor Bajram Doka, në emër të Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, komediani Astrit Sula, si dhe nga Dibra TV, Përparim Parpaniku, dhe Esat Alosha, njeri prej themeluesve të maratonës së parë Ulqin Shkodër, ose si njihet ndryshe dhe “Maratona e Pavarësisë së Shqipërisë”,.

E cila, është konsideruar edhe si ngjarja më e madhe sportive e vitit në realicionin Ulqin Shkoder – duke u njohur edhe si , Maratona e pavarësisë, apo e Maratona e paqes, e cila kalon shtegun Ulqin – Shkodër prej 42 km, tha folesi.

(këtë Maratonë, e filluan 5 vite më parë dy ulqinak që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, të SHBA-ve, pa është nisma e Esat Aloshit dhe Mustafë Berkanit dhe mbahet çdo 28 nëntor – në Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësis së Shqipërisë)

Në fund ceremonia u mbyll me një preformancë me disa këngë patriotike, kënduar nga këngëtari i mirënjohur dibran , Dritan Jashari, i cili këndoi posaçërisht, me rastin e kesaj feste ngritjen e flamurit kuq e zi, ne Nju jork.

Gjithashtu, organizatori e kësaj ceremoni ka drejtuar edhe një faleminderim të posaçëm , pjesëmarrsve, sponsorizuesit e ketij aktiviteti dhe kontribuesit e tjerë që punuan pa u lodhur për të realizuar këtë ceremoni – në shënimin e 104 vjetorit të Pavarësis së Shqipërisë./SiBe/

NO COMMENTS

Leave a Reply