SHBA : Kamionat me flamurin shqiptar lëvizin nëpër rrugët e qyteteve amerikane

0
12364

SHBA : Kamionat me flamurin shqiptar lëvizin nëpër rrugët e qyteteve amerikane

Beqir SINA – New York

NEW YORK : Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është fare problem të mbash në vende publike ose të ekspozuara flamurin tuaj kombëtar. Kështu që shumë e lehtë, që në një rrugë të një qyteti të madh, Çikago, New York, New Jersey, Kenektiket, Detroit, Dallas, Fenikis, Tampa e tjer, jo rrallë herë të bije në sy, të shikosh një veturë apo kamion me flamurin tonë kuq e zi me shqiponjën dy krynare

Ngaqë çdo veturë apo kamion – ka një flamurë ose ndonjë simbol shqiptarë, që tregon se drejtuesi e saj dhe poseduesi janë shqiptarë, e vetmja gjë dallon është se disa shqiptarë, kohët e fundit gjithë automjetin e tyre, po e mbulojnë me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, ndërsa brenda saj – gjëmon muzika shqiptare me këngë e valle nga të gjitha trevat.

Dhe, ata janë shqiptar me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Maqedonia, të cilët jetojn e punojnë në Amerikë, duke u munduar të ruajnë traditën e vendosjes së flamurit si në vendorigjinë e tyre.

Përderisa shfaqja në vendet publike, ose ekspozimi i tyre nuk bëjnë ndonjë problem, këtu në SHBA, ashtu si kemi parë të ndodh me flamurin kuq e zi , në Greqi, Serbi, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, vendosja e flamujve apo shfaqja e simboleve të tyre kombëtare apo shtetërore, për Shqiptarët e Amerikës nuk paraqet kurrfarë shqetësimi apo problemi.

Kështu, duket se ka vepruar edhe kompania Shqiptare “Protect Dismantling”, me pronarë dy djem nga Dibra e Madhe në SHBA, Belul Qoku dhe Murat Marke, kompani e cila ishte e njëjta, që kontriboj për projektin e vendosjes së Shtatores së të Shenjtes Nëne Terezës, në Brooklyn NY, javën e kaluar, së bashku me shoket e tyre: ( Belul Qoku (Dibra) Nik Beqi (Shkoder) Rrik Vila (Shkoder) Murat Marke (Dibra) Petrit Nika (Shkoder) Rifat Nikezi (Ulqin)& Edvin Dema (Shkoder).

Ata kamionat e biznesit të tyre, i kan të lyer krejt me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, flamurin kuq e zi,dhe në mes të tyre kan vendosur shqiponjëne zezë me dy krena.

Ato janë disa kamionat e peshave të rënda, që pothuajse na bie rasti ti shikojmë gati çdo ditë, pune në rrugët e Bruklinit, dhe qyteteve të tjera të Nju Jorkut, të lëvizin lirshëm nëpër kantjere ndërtimi. Mabasi këto kamiona si duken edhe në fotot janë të lyer në bojë kuqe, ndërsa mbi kapakun e madh të mbulesës së motorit të këtyre kaminove është e vizituar një shqiponjë e zezë.

NO COMMENTS

Leave a Reply