Vende të lira për regjistrim në vitin e parë në shkollat e mesme të Dibrës

0
546

Në tre shkollat e mesme komunale në komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe në Mavrovë Rostushë për drejtimin gjimnaz ende ka vende të lira për regjistrim në vitin e parë.

Në bazë të Konkursit për regjistrim në vitin e parë, kuota e paraparë ishte 544 vende nxënësish, ndërkaq janë plotësuar vetëm 215 vende.

Nga drejtoritë e shkollave thonë se gjysmë maturantët ende mund të regjistrohen.

Në SHMK “Zdravko Çoçkovski” në Dibër, nga 340 vendet e parapara, janë plotësuar 161, prej tyre në mësimin në gjuhën shqi pe janë 110, ndërsa  në gjuhën maqedonase 51 (një paralele në Dibër dhe një në fshatin Mogorçe). Për regjistrim ishin paraparë 2014 nxënës në gjashtë paralele në gjuhën shqipe dhe136 nxënës në katër paralele në gjuhën maqedonase.

Sipas drejtorisë së SHMK “Mavrovë Rostushë” në Rostushë, nga 102 vendet e parapara, të gjitha në gjuhën amtare maqedonase, janë plotësuar vetëm 35.

Më së paku nxënës në vitin e parë ka të regjistruar në SHMK “ATA” në Qendrën Zhupë, ku në dy afatet e regjistrimit janë regjistruar 19 gjysmëmaturantë, prej tyre 3 në gjuhën maqedonase dhe 16 në gjuhën turke. Edhe këtu kuota e paraparë me konkursin ishte 102 nxënës, prej tyre 34 në mësimin në gjuhën maqedonase dhe 68 në gjuhën turke.

Kryesitë e shkollave vlerësojnë se përveç migrimit masiv, numri i zvogëluar i nxënësve të regjistruar në vitin e parë në tre shkollat e mesme komunale në rajon i referohet edhe faktit që disa nga gjysmëmaturantët janë regjistruar në shkolla të mesme profesionale në qytete të tjera. Ndaj kësaj ndikon edhe qëndrimi falas i nxënësve në konviktet, që është në shpenzim të shtetit.

NO COMMENTS

Leave a Reply