Me ndryshimet e reja, Dibra kalon nga njësia zgjedhore numër 6-të në atë të 5-ën

0
654

Shkup, 6 shtator – Dibra me afërsisht 8 mijë votues do të kalojë nga njësia zgjedhore numër 6 në njësinë zgjedhore numër 5. Kjo është një nga mundësitë për të barazpeshuar numrin e votuesve në të gjitha njësitë zgjedhore siç e kërkon Kodi Zgjedhor, ku thuhet se ndryshimi i numrit të votuesve ndërmjet njësive nuk duhet të jetë më i lartë se 5 për qind.

Me kufijtë ekzistues, njësia zgjedhore numër 6 ka afërsisht 30 mijë votues më tepër se njësitë e tjera me çka dëmtohen partitë shqiptare të cilave u duhen 10 për qind më tepër vota për të nxjerrë një deputet nga kjo njësi në krahasim me njësitë tjera – informon Zhurnal.

Ndryshimi i kufijve të njësive zgjedhore është një kërkesë ligjore dhe duhet të bëhet para shpërndarjes së parlamentit, përndryshe zgjedhjet do të jenë jolegjitime. Gjithashtu, partitë shqiptare duhet të insistojnë që njësia numër 6 të zvogëlohet për 30 mijë votues dhe jo vetëm për 8 mijë, me qëllim që të mund të fitohen 1 deri në 2 deputet plus në njësinë numër 5.

© ZHURNAL.mk

NO COMMENTS

Leave a Reply