Kush kërkoi 40 milionë ryshfet për Rrugën e Arbërit

0
667
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se e vërteta që lidhet me rrugën e Arbërit ka të bëjë me një ryshfet prej 40 milionë eurosh që është kërkuar nga qeveria për të ndërtuar tunelin. Kjo sipas tij ka çuar edhe në mosrënien dakord me bankën kineze. Basha theksoi se projekti i rrugës së Arbrit është lënë gati nga demokratët.
“E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t’u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prish me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtu tuneli.  Kjo është një mundësi për t’i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të sh’punësimit,” theksoi kreu i PD-së Lulzim Basha.
Basha e bëri këtë deklaratë gjatë takimit që zhvilloi në Dibër për zgjedhjet që riten të mbahen më 11 shtator për gjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Dibrës.
Basha shprehu angazhimin e tij për të përfunduar Rrugën e Arbrit e cila u nis nga qeveria e Partisë Demokratike dhe do përfundohet prej saj.
Nga ana tjetër kreu i demokratëve Basha theksoi se zgjedhjet në Dibër janë një mundësi për t’i thënë jo mashtrimit, poshtërimit, arrogancës, varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve.    //http://ina-online.net/

NO COMMENTS

Leave a Reply