Wednesday , November 14 2018
Home / Kulture / Edhe, një Dibranë në vendosjen e Shtatores së Shenjtores Nënë Teresa në Brooklyn

Edhe, një Dibranë në vendosjen e Shtatores së Shenjtores Nënë Teresa në Brooklyn

Kush ishin ata që e zbukuruan Bruklinin të dielën – Statuja e Shenjtores Nënë Teresa u vendos në Brooklyn

Beqir SINA ; Brooklyn New York

Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – me Marko Kepin, senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh – vendosën shtatoren e Nëna Terezes në një nga lagjet më të banuara me shqiptarë Brokklyn të New Yorkut.

Mori pjesë dhe zbulon shtatoren Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani

BROOKLYN NY : Në platon e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, te dielen ne mesdrek me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të Shejtës Nënë Tereza – Saint Tersesa of Calcuta.

Shtatorja në në qytetin e Brooklyniit, është vendosur me iniciativë të, Organizatës jo qeveritare Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi, me senatorin e shtetit të New Yorkut, Marty Golden dhe me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh të cilit janë edhe donator për ndërtimin e shtatores.

Ndërsa puna për vendosjen e shtatores, zgjati për afro dy javë, dhe është e kryer vullnatarisht nga disa kompani të biznesmenve të suksesshem shqiptare ne Amerikë përfshirë edhe dibranët e suksesshëm Belul Qoku( se bashku me dy djemtë e tij), Murat Marken, Asllan Qoku, dhe shoket e tyre te besimit katolik Nick Beqi, Rrik Vila, Edvin Dema, dhe Petrit Nika.

Shtatorja e Nënë Terezës, është përuruar në njërin nga sheshet kryesore të këtij qyteti, vetëm dy javë mbasi kreu i Kishës katolike Papa Françesku, në Vatikan më 4 Shtator 2016 e shpalli të Shejtë Nëna Terezen.

Shtatorja është rreth 2 metra e lartë , është e derdhur në bronz dhe peshon rreth 300 kg dhe në bazamentin e saj ka të shkruar një citat të Nënë Tereza, në anglisht, si dhe emrin e saj të plotë, rethuar nga nja “kopësht” me lule të freskta.

Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë duke krijuar emocione të mëdha , tek qytetarët e shumtë, gazetarja e njohur Kozeta Turishta, ndërsa e prezantojë atë dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots z. Marko Kepi, duke faleminderuar donatorët , dhe dhënë nga një mirënjohje për secilin prej tyre.

Shtatoren e zbuluan Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj që zbulojë mbulesen, dhe Pastor Nathan Preston, senator Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.

Grupi i skuters te Kishes,Boy Scout Troop, kendoje “Master of Ceremonies Pledge of Allegiance” – kurse, Himnin kombetar te SHBA dhe atë të Shqipërisë i këndojë Lola Mezini.

Valentina Ivezaj- kendoje “I’m a Flower”

Lutja fetare u hap nga Imzot David L. Cassato, Pastor i Kishës St. Athanasius, ndërsa luajti në violincel Gilberta Luca.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përuroi në Bruklin shtatoren e bamirëses shqiptare me famë botërore Nënë Tereza, të shpallur shenjtore nga Papa Françesku disa javë më parë në Vatikan.

Në ditën e fundit të vizitës së tij zyrtare në Nju-Jork, Presidenti Nishani ishte i ftuar në Kishën e Saint Athanasiusit në Bruklin, ku mori pjesë në meshën e shenjtë duke falënderuar klerikët dhe veprimtarët shqiptarë, që kontribuan në ngritjen e shtatores për nismën e tyre fisnike dhe atdhetare si dhe më pas, në veprimtarinë kulturore të organizuar nga Imzot David Cassato dhe nga Shoqata “Rrënjët Shqiptare”.

Senatori Martin Goldenpasi vlerësoi Presidentin Nishani për përshkushtimin e vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit të komunitetit, si dhe i dorëzoi Kreut të Shtetit shqiptar Rezolutën e Senatit të Nju-Jorkut të miratuar edhe nga Guvernatori Kuomo, e cila e shpall datën 4 Shtator si Ditën e Nënë Terezës në shtetin e Nju-Jorkut.

Presidenti Nishani në fjalën e tij tha se “sot dita është më e veçantë, dhe realisht ndihem jo vetëm i emocionuar, por dhe i privilegjuar, sepse jam mes miqsh të nderuar, mes vëllezërve dhe motrave të mia për një arsye që zemrën na e ngre peshë. Me ne sot është dhe Nëna jonë e dashur, e lumja Terezë, dhe të gjithë ne vetëm pak ditë më parë patëm fatin e papërsëritshëm në brezin tonë të përjetojmë shenjtërimin e Saj me një ceremoni historike që preku zemrat dhe u rrënjos përjetësisht në mendjet e gjithë botës”.

“Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin, do të frymëzohet dhe marrë shembull nga jeta dhe vepra e kësaj Shenjtoreje shqiptare”, u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani u shpreh se “Nënë Tereza është dhurata më e vyer që kombi shqiptar i ka falur dhe dhuruar me shumë bujari mbarë Njerëzimit”.

Më lejoni ta përfundoj fjalën time në cilësinë e Kreut të Shtetit duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për mikpritjen që u kanë rezervuar shqiptarëve brez pas brezi. Ne jemi krenarë gjithashtu që jemi miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Check Also

Taulant Koka me shpikje mbresëlënëse në Panairin në Darmstadt

Stendet në Darmstadtium janë vendosur mirë dhe vizitorët lëvizin njëri pas tjetrit përgjatë rreshtave të …

Komentoni

%d bloggers like this: