Deklarate për shtyp, Ademi : Zero fonde, përsëriti 10 herë Kryeministri i vendit!

0
318

Deklarate për shtyp, Ademi : Zero fonde, përsëriti 10 herë Kryeministri i vendit!

Jam sot këtu para jush për të denoncuar kërcënimet e papranueshme e skandaloze të kryeministrit të vendit, ndaj Shkodrës e qytetarëve të saj.

Mbrëmë, në prani të dhjetra veteve, në ambjentet e stadiumit Loro Boriçi, Edi Rama u hakërrye në mënyre të përsëritur, duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde.

Zero fonde, përsëriti 10 herë Kryeministri i vendit!

Nuk është vetem kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit, arsyeja e kësaj sjellje. Kjo është e qartë se është një sjellje politike, hakmarrëse ndaj një qyteti e ndaj banorëve të tij, që nuk e kanë votuar Edi Ramen.

Unë jam sot këtu si përfaqesuese e zgjedhur e qytetarëve të Shkodres dhe dua ti bëj të ditur Edi Rames se shtëpitë me leje, prona, qytetarët, ligji, janë më të rëndësishëm se pushteti, më të rëndesishëm se një bashki, më të rëndësishëm se unë, se qeveria dhe më të rëndësishëm se Edi Rama.

Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën, mundin, gjakun e djersën e një qytetari, vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e shijet e një kryeministri.

Edi Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës. Kundër ligjit, kundër kushtetutës, ai po privon qytetarët e shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim, punë, arsim e shëndetësi më të mirë.

Unë në cilësinë e kryetares së bashkisë kam dërguar dhjetra projekte, projekte shumë të mira e në interes të komunitetit, të gjitha të refuzuara.

Pse? Sepse qytetaret e Shkodrës janë të lirë e nuk e votuan.
Pse? Se qytetarët e Shkodrës nuk pranojnë të sundohen.

Kjo është taksa që u dashka të paguajnë qytetarët e Shkodrës, hakmarrjen e një kryeministri që sillet me buxhetin, me taksat e shqiptarëve sikur të jenë pronë e tij private që i shpërndan sipas qejfit.

Historia ka treguar se asnjë kryeministër, edhe me tiranët, nuk e kanë fituar betejen me qytetarët, me shkodranët. Në fund triumfon e drejta, triumfojnë qytetarët, triumfon sovrani.

NO COMMENTS

Leave a Reply