Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Bota / Shqiptaro-amerikanët në Nju Jork, takohen me Presidentin Bill Clinton

Shqiptaro-amerikanët në Nju Jork, takohen me Presidentin Bill Clinton

Nga Beqir SINA – New York City

Mark Gjonaj :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë; të ardhmen e lidhjeve tona”.

MANHATTAN NYC : Ish-presidenti Bill Clinton, i cili është përfshirë fuqimisht me të gjitha kapacitetet e tij, në fushatën për gruan e tij, këto ditë po qëndron në qytetin e New Yorkut, duke udhëhequr disa mbrëmje për ngritjen e fondeve, me mbështetes të fushatës Hillary për Presidente 2016.

Mbrëmjes për ngritjen e fondeve duket se i janë përgjigjuar edhe disa , shqiptarë, kështu të paktën duket edhe në fotografitë, që ka psotuar, mbrëmë në shtëpinë e milionerit dibranë, veprimtarit Sal Rusi, njeri prej pjesmarrsve, në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Takimi elektoral i fushatës, për ngritjen e fondeve, në New York, ishte me ish-Presidentin Bill Clinton, dhe aty kan marrë pjesë edhe asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, filantropisti dibran në SHBA, Sal Rusi, ish kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Ilir Rusi, dhe disa shqiptarë të tjerë, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në profilin e tij në Facebook, asamblesiti shqiptarë nga Asambleja e shtetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, shkruan se :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë të ardhmen e lidhjeve tona”.

Ky ishte takimi i dytë, i ish Presidentit Klinton, me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, brenda kësaj fushtate për zgjedhjet presidenciale 2016, ku kunkuronë bashkëshortja e tij Hillary Clinton.

Ish-presidenti Bill Clinton, para katër muaj bëri një fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vinsent -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes për pjesëmarrje në këtë takim iu përgjigjen rreth 1000 vetë, shumica e tyre, shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, në New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton.

Këtë tubim e përshëndetën edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr dhe asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.

Check Also

Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme

Policia e Zugut në Zvicër ka arrestuar dy persona të cilët po udhëtonin me dokumente …

Komentoni

%d bloggers like this: