Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Zyrtare: Mustafa – E tërheqim ligjin për demarkacionin

Zyrtare: Mustafa – E tërheqim ligjin për demarkacionin

Zyrtare: Mustafa – E tërheqim ligjin për demarkacionin

Petrit RudiNGA PETRIT RUDI MË 1 SHTATOR 2016 NË ORA: 09:31Gresa BajraktariNGA GRESA BAJRAKTARI MË 1 SHTATOR 2016 NË ORA: 09:31Albulenë MujiNGA ALBULENË MUJI MË 1 SHTATOR 2016 NË ORA: 09:31FOTO GALERI

Fillon seanca plenare, Kuvendi i rrethuar nga Policia (LIVE)VV kërkon të anulohet seancaNdalohet lëvizja e qytetarëve rreth Kuvendit
(E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës edhe zyrtarisht ka thënë se Qeveria e ka tërhequr ligjin për demarkacionin.

Lexoni deklaratën e plotë të kryeministrit më poshtë.

“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin me arrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, ka thënë Mustafa.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur se Policia e Kosovës nuk është ajo, çfare po mundohet ta bëjë pushteti.

“Policia e Kosovës nuk është ajo Polici çfarë po mundohet të bëjë pushtetin, ka gjetur disa individë që në mënyrën e format si janë graduar tregon edhe afera “Pronto”.

“Ata nuk janë policët e Kosovës, policët e Kosovës janë ata që i keni lënë me nga një copë buke dhe i keni lënë gjithë ditën me helmeta në kokë duke u munduar t’i ktheni kundër popullit të vet”.

Selimi i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke thënë se duhet pasur kujdes.

“Keni kujdes se jeni futur në një lojë të rrezikshme, mos përdorini Policinë e Kosovë për agjendat të cilat nuk e dini as vete, Policia e Kosovës po ven të mirë por jo ato që po i ngarkoni”.

“Mos e keqpërdorni Policinë kundër interesave të qytetarëve”.

***

Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës, fjalën e kishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ndërhynte Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

Këtë Haxhiu e bëri dy-tre herë, ku dhe Gaxherri iu kundërpërgjigj me, “Mos ulëri, rri ulu aty.”

***

Ndaj akuza të deputetit të VV-së Glauk Konjufca ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Skender Hyseni.

Sipas tij Policia është polici profesionale dhe me integritet të lartë.

“Policia është duke e zbatuar mandatin kushtetues dhe ligjor me saktësinë maksimale. Absolutisht është e papranueshme që Policia e Kosovës të quhet polici kriminale. Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet dhe e ka dorëzuar në prokurori dhe gjykatë. Nuk do të lejojmë që për shkak të individëve të njolloset institucioni dhe as të nëpërkëmbet”, tha Hyseni.

Por kishte reagime të deputetëve e Vetëvendosjes, të cilët i thonin atij jep doreheqje.

Deputetja Albulena Haxhiu e ndërpriste Hysenin gjatë kohës sa fliste, duke i thënë që të jap dorëheqje.

***

Në fjalën jashtë rendit të ditës deputeti Kujtim Paçaku nga 6 Plus është ndier i ifenduar ndaj fjalorit të deputetit Adem Grabovci dhe deputetes Safete Hadërgjonaj të cilët kanë përdorur epitetet ‘gabel’ dhe ‘magjup’ në përgjimet e publikuara në media.

“Unë jam shkrimtar i komunitetit rom e jo as i magjupve dhe gabelëve. Në ato përgjime Grabovci dhe Hadergjonaj përbuzin komunitetin rom me fjalën gabel e magjup. Unë nuk largohem nga kjo foltore tani që dikush nga koleget e mi shqiptarë të kërkojë falje njerëzore. Pres prej jush që të kerkojë falje.”. ka thënë Paçaku.

Pas kësaj kërkese ishte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka kërkuar falje publike për këto epitete ndaj komunitetit rom.

Grabovci tha se është duke kaluar çaste të vështira të terrorit, pas gati një muaji publikim të bisedave të përgjuara.

“Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta dhe do të vazhdojë kështu me të gjithë qytetarët e Kosovës, të ju jap ndihmë dhe përkrahje si bashkështetas i juaji, si vëlla dhe mik i juaji”, është shprehur Grabovci.

“Unë u kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodh dhe nuk besoj që në një shtet të Evropës që për një muaj rresht të terrorizohet një njëri, një familje dhe një popull i tërë për biseda private”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se në momente të caktuara ka treguar dobësi, dhe se pjesën tjetër ua lë institucioneve të drejtësisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glakuk Konjufcës ka thënë se kjo çështje është serioze dhe kërkon të përdoret gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë çështje të dëmshme për Kosovën.

Ai u ka thënë gazetarëve në hollin e Kuvendit se do të jenë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit me çfarëdo që është e mundshme.

VV kërkon të anulohet seanca

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndërprerë seancën e sotme, pasi siç thanë ata kjo është në kundërshtim me rregulloren që është miratuar nga deputetët.

Në emër të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi ka thënë se çdo seancë e thirrur para 12 shtatorit është në kundërshtim me rregulloren, kështu që VV kërkon që seanca të thirret pas pjesës së dytë të shtatorit.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ende nuk e kanë përfunduar sesionin veror të seancave.

***

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas arritjes së deputetëve të PDK-së dhe kryeparlamentarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës është Kimete Bytyqi. Ajo zëvendëson ish –deputeten Alma Lama e cila tashmë është emëruar ambasadore e Kosovës në Romë.

Deputetja Bytyqi nga radhët e LDK-së është betuar sot në seancën e parë për sezonin vjeshtor.

Deputetët shkojnë në sallën e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar që të hyjnë në sallë.

Për dallim nga kolegët e tyre nga AAK, Nisma, dhe VV deputetët e PDK-së nuk ishin të pranishëm në sallë

Mos pjesëmarrjen deri tani e kanë paralajmëruar deputetët e Listës Serbe. Sllavko Simiq tha se nuk do të marrin pjesë për shkaqe sigurie.

Përveç deputetëve, edhe ministrat e PDK-së po ashtu kanë shkuar në sallë.

Vonohet seanca, deputetët e PDK-së nuk shihen askund

Deputetët e dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, ende nuk kanë zënë vendin e tyre në seancën e sotme, ku ndër të tjera, është paraparë që të futet në rend të ditës edhe votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kanë kaluar mbi 50 minuta nga koha kur kjo seancë ishte paraparë të fillojë (11:30). Të vetmit deputetë që kanë arritur në sallën e Kuvendit, janë disa nga partia në koalicionin qeverisës, LDK-së, dhe shumica e partive opozitare. Ndërsa, përveç ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, deputetë tjerë nga kjo parti, nuk shihen në këtë sallë.

Ndërkohë, është bërë e ditur se përfaqësues të Listës Serbe, nuk do të jenë të pranishëm në këtë seancë, gjë që do të pamundësojë sigurimin e votave e nevojshme për kalimin e kësaj marrëveshje.

Deputetët hyjnë në sallë

Disa nga deputetët të pozitës dhe opozitës, derisa hynin në sallën e Kuvendit të Kosovës, edhe një herë kanë deklaruar qëndrimet e tyre se nuk do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetja e pavarur Margarita Kadriu ka thënë para se të hynte në sallën e Kuvendit se tanimë dihet qëndrimi i saj.

Kurse, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se me tërë qenien e tyre do ta ndalin çështjen e demarkacionit.

Ajo ka thënë se nuk mund t’i bëjnë të ditura metodat se si do ta ndalin demarkacionin, përderisa nuk janë brenda në sallë.

Po ashtu, edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se është me banorët e Rugovës.

Në sallën e Kuvendit kanë mbërritur disa nga deputetët e e të gjitha partive politike.

Por në seancë ende nuk kanë ardhur deputetë nga Lista Serbe.

Në sallë ende nuk kanë ardhur deputetë të PDK-së ndërsa janë ata të LDK-së, VV-së, Nismës dhe AAK-së.

ImageFOTO GALERI
***

Deputetët tashme kane filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit ku pritet të mbahet seanca. Të pranishëm janë deputetë nga LDK, VV, Nisma dhe AAK.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tashmë është në sallë, Pal Lekaj nga AAK, Rexhep Selimi nga Vetëvendosje dhe deputetë tjerë.

***

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, tanimë kanë dal në sheshin “Skënderbe”, duke rrethuar ndërtesën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, një grup i madh i pjesëtarëve të njësisë speciale të Kosovës, është vendosur në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës.

E derisa mbesin edhe 30 minuta deri në fillimin e protestës, në këtë pjesë të sheshin nuk ka lëvizje të mëdha të qytetarëve dhe as të protestueseve.

Po në këtë shesh, policia ka shoqëruar gazetarin Dibran Istrefin, për të cilin thuhet se kërkohet nga prokuroria për t’u marrë në pyetje.

ImageFOTO GALERI
Shtohen forcat e Policisë në Prishtinë, ndalohet lëvizja e qytetarëve e mbyllen lokalet rreth Kuvendit

Policia ka filluar bllokimin e rrugëve dytësore, të cilat dërgojnë në sheshet e kryeqytetit.

Ekipet në terren bëjnë të ditur se është bllokuar për qarkullim të veturave rruga “Rexhep Luci”, ndërsa qytetarët ende po lejohen të lëvizin në atë pjesë.

Në këtë rrugë, përveç pjesëtarëve të Njësisë Speciale, janë vendosur edhe dy automjete të rënda

ImageFOTO GALERI
***

Policia e Kosovës ka ndaluar lëvizjes e qytetarëve në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ekipi në terren ka bërë të ditur se kanë filluar të shtohen edhe pjesëtarët e Policisë në atë pjesë, ku Njësitë Speciale të Policisë kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Nga ora 11:00 është paralajmëruar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në 11:30 do të fillojë seanca, në të cilën deputetët pritet të votojnë për demarkacionin me Malin e Zi.

ImageFOTO GALERI
Lëvizje të mëdha të Policisë në Prishtinë, lokalet fillojnë të mbyllen

Policia e Kosovës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zhvillimet e sotme në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, ku do të mbahet protesta e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur lëvizje të mëdha të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët vinin nga qytetet e tjera drejt Prishtinës. Ndërkohë, ka filluar mbyllja e lokaleve për rreth.

ImageFOTO GALERI
Lexo të radhës
Haki Abazi: Koalicionin “Pronto & Riinvest” e mban “gjallë” Lista Srpska!Pallaska: Dështimi i pozitës dhe shantazhi i opozitës e bënë Listën Serbe faktor vendimtarYmeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në KosovëFJALË KYÇEPOLICIALOKALETKUVENDIT
Sponsored by Revcontent

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

Komentoni

%d bloggers like this: