Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Bota / Vërshimet në Hasanbeg : Si gjithmon ndër të parët Lazim Destani dhe Ekologu nga Tetova me ndihmat e tyre

Vërshimet në Hasanbeg : Si gjithmon ndër të parët Lazim Destani dhe Ekologu nga Tetova me ndihmat e tyre

Vërshimet në Hasanbeg : Si gjithmon ndër të parët Lazim Destani dhe Ekologu nga Tetova me ndihmat e tyre

SHKUP : Siç po njoftojnë mejtet e informimit – shtypi shqiptarë nga Maqedonia, në ndihmë të banorëve të Hasanbegut, janë duke u dërguar ndihma të ndryshme përfshirë edhe ato nga filantropistët e shquar shqiptarë, në Maqedoni.

Një e përditshme shqiptare në medien sociale Facebook, shkruante sot se me iniciativën të filantropit Lazim Destani, sot kompania i tij Ecolog, ka qenë ajo që dërgoi donacionin e parë për të prekurit nga vërshimet e fundit në qytetin e Shkupit.

Donacionet e kompanisë Ecolog, thuhet në njoftimin e shytpit shqiptarë, përmbajnë ujë të pijshëm, produkte ushqimore dhe higjenike, ndihma, këto që u dedikohen kryesishtë sipas tyre, rajoneve më të prekura nga vërshimet që ndodhën të shtunën në lagjen Hasanbeg dhe rrethinën e saj në afërsi të Shkupit.

Përndryshe në kuadë të kësaj iniciative të Presidentit të kulbit të Futbollit Shkendija ,nga Tetova, z.Lazim Destanit dhe kompanisë së tij, Ecolog, iu bashkangjit edhe klubi i futbollit Shkëndija, të cilët kan thënë se biletat nga ndeshja e djeshme , ia dedikuan vërshimeve me përmasa katastrofike në qytetin e Shkupit dhe lagjet e jashtme të tij.

Filantropi i njohur shqiptarë zoti Lazim Destani dhe kompania e tij Ecolog vazhdimisht në mënyra nga më të ndryshmet kanë përkrahur bashkvendasit e tyre, dhe shprehen se do vazhdojne t’i mbeshtësin.

Rasti më i fundit ka qenë ai me vërshimet në Tetovë, ku Ecolog i Lazim Destanit dërgoi ndihmat e para atje, për familjet e dëmtuara.

Kështu që ka thënë Destani iniciativat e këtilla janë edhe motiv për të gjithë ne që mund të mbështesin zonat në nevojë.

Zoti Lazim Destani, menjëherë, dje në profilin e tij në Facebook, shprehu ngushëllime për viktimat e vërshimeve të fundit, përmes një publikimi zyrtar në faqen e tij në facebook, ku ai shkruante : “Me keqardhje po e ndjek situatën e krijuar pas përmbytjeve me pasoja fatale në rajonin e Shkupit. Janë të tmershme dhe prekëse skenat që la pas kjo fat keqësi natyrore. Me këtë rast, shpreh dhembjen dhe solidarizimin tim me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet ndërsa familjeve që humbën të dashurit e tyre, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Në këto momente shumë të vështira për ju të goditurit nga ky tmerr, me dhembje të thellë jam bashkë me ju për të kontribuar sadopak në lehtësimin e gjendjes suaj të vështirë. “/B.Sina/

Check Also

Mangësitë e masave qeveritare për borxhet e komunave –

23 Tetor 2018 / 15:10 Mbulimi i borxhit të komunave nga Qeveria me para publike …

Komentoni

%d bloggers like this: