Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Bota / Tërmet në Itali

Tërmet në Itali

Tërmet në Itali

Një tërmet i fuqishëm në orët e hershme të së mërkurës, la pas vetes të paktën 37 të vdekur dhe dëme të mëdha materiale në Italinë qendrore. Numri i të vdekurve mund të rritet meqë shumë të tjerë mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Zonat më të goditura duket të jenë Accumoli, Amatrice, Posta and Arquata del Tronto.

Gjeologët thanë se tërmeti i shkallës 6.2, goditi zona më pak të populluara ndërsa është ndjerë edhe në Romë rreth 171 kilometra larg nga epiqendra e tij që besohet të ketë qenë në Norcia, një qytet në zonën e Umbrias.

Italia ndodhet në njërën nga zonat më sizmike të Evropës. Tërmeti i fundit më i madh që goditi vendin ishte ai i vitit 2009 në qytetin L’Aquila, që la pas vetes mbi 300 të vdekur.

Tërmeti më vdekjeprurës kishte ndodhur në vitin 1908 kur nga pasojat e tij dhe cunamit humbën jetën rreth 80 mijë veta në rajonet jugore të Kalabrisë dhe Sicilisë.

Check Also

SHBA : 20 Presidentët më të vlerësuar, sipas shkencëtarëve politikë amerikanë

SHBA : 20 Presidentët më të vlerësuar, sipas shkencëtarëve politikë amerikanë Nga Beqir SINA, Washington …

Komentoni

%d bloggers like this: