Super-stari dibran Bebe Rexha, është “truri” i më të preferuarve të Top 40 Këngëve !

0
1008

Bebe Rexha, është “truri” i më të preferuarve të Top 40 Këngëve !

Beqir SINA New York

MTV Music : Ju nuk mund dini emrin e saj, por ju patjetër dini zërin (vokalin) e pabesueshem të saj

mgid-ao-image-mtv.com-204173.jpg

LOS ANGELOS CA : Besojeni apo jo, infektimi dhe tërheqja e vëmendjes, impresionuese me këngët “Woo-Hoo” s, në këngët e G-Eazy “Me, Myself & I” me tekstin e mrekullushëm të “Monster” me Eminem dhe Rihanna, dolën nga mendja e një muzikanteje të vetme: atë të këngëtares dhe kompozitores Bebe Rexha.

Portali i famshëm televizivë Amerikanë MTV-Music, shkruan se :”Ka qenë e pamundur për ju ndjeksit e muzikës, që të mos e keni vënë re suksesin dhe prezencën e Bebes, sidomos këto vitet e fundit, që kur ajo la pas hijen e Pete Wentz dhe shpërtheu duke ia dalë vetë mbanë”.

Më tej autoria e këtij shkrimi Jessica Norton shkruan se këngët të shkruara nga vetë ajo janë rënditur në Top 40 dhe në “Heavy radio rotation”, këngë e krijime të reja që janë duke i dhënë asaj një sukses ndërkombëtar.

Ndërkohë, shpjegon Norton, gjatë kohës që ka qenë duke përgatitur albumin e saj, që do të mbajë titullin “A.Y.F”, ajo ka ofruar aftësitë në tekstet e këngëve dhe vokalin e saj të jashtëzakonshëm për artistë të tjerë si Selena Gomez, Pitbull, Tinashe, dhe David Guetta.

Portali i famshëm televizivë Amerikanë MTV-Music, lajmërojë të premten (29 korrik), se Bebe Rexha dhe Martin Garrix, publikuan bashkëpunimin e tyre plot energji, “In the Name of Love”, që gjithashtu meritat për tekstin i ka këngëtarja me origjinë shqiptare( ajo është e lindur në Brooklyn NY, Bleta aka Bebe Rexha i ka prindërit e saj nga Dibra e Madhe, të cilët kan emigruar dekadat e fundit në Amerikë) .

Shkrimi i cili fletë për suksesin e super këngëtares shqiptare në SHBA, i kushton një vemendje edhe disa këngë të tjera, që siç shkruan Norton, ju mund të befasoheni kur të mesoni se Bebe, ka shkruar tekstin ose ka qenë bashkëpunëtore në të- Ajo rekamondaon të ndiqen videot e saj në faqen e protalit www.MTV-Music.com.

NO COMMENTS

Leave a Reply