“Rio 2016”, Majlinda Kelmendi hyn në histori, merr medaljen e artë në Xhudo

0
470

Atë që nuk e bëri katër vite më parë në Londër nën petkun e Shqipërisë, Majlinda Kelmendi e arriti në Rio de Zhaneiro, duke marrë medaljen e artë në xhudo. Në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, sportistja nga Peja ishte një mrekulli për tu parë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara, duke kaluar me radhë 4 kundërshtare deri në triumfin në finalen e madhe.

Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri dhe Kosovë dhe ishin të drejtuara te Majlinda Kelmendi, si atletja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro dhe ajo nuk zhgënjeu.

Xhudistja e cila provon Lojërat me flamurin e dytë pas atij shqiptar, mposhti fillimisht zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash. Presioni ishte i madh por Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.

Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale garuesen nga ishujt Mauritius, Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër.

ajlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej. Programi i Lojërave e vendosi më pas në gjysmëfinale ndaj japonezes Nakamura, me triumfin sërish në favor të kosovares.

Në finale në përballjen ndaj italianes Odet Xhufredi, Kelmendi siguroi të artën e parë, duke festuar mes lotëve hapjen e një kapitulli të ri e të suksesshëm të Kosovës në Olimpiadë.

/ Top Channel

NO COMMENTS

Leave a Reply