Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Kosova / Qëllohet me antitank Kuvendi i Kosovës

Qëllohet me antitank Kuvendi i Kosovës

Godina e Kuvendit të Kosovës është sulmuar me predha antitank. Siç raporton RTK, dy shpërthime të fuqishme njëra pas tjetrës u dëgjuan rreth orës 23:00

Policia që shkoi në vendngjarje rrethoi zonën. Por përveç forcave policore, zjarrfikëset dhe ambulancat në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të KFOR.

Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar gjatë këtij sulmi.

Pak metra me tutje afër nënstacionit të energjisë elektrike u gjet një motoçikletë që po digjej.

Policia dyshon se ajo është motoçikleta që lëvizën atentatorët.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët e Prishtinës dhe ka filluar të kontrollojë qytetarët. Ende nuk dihet qarte se cilat mund të jenë motivet e këtij sulmi mbi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës.

/ Top Channel

Check Also

Ushtria e Kosovës të bëhet në përputhje me Kushtetutën

KOSOVE-Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë kanë thënë se transformimi i FSK-së duhet …

Komentoni

%d bloggers like this: