Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Pllejmekeri i Përfaqësueses së Kosovës – Jaren Sina – shkëlqen në turneun e Japonisë

Pllejmekeri i Përfaqësueses së Kosovës – Jaren Sina – shkëlqen në turneun e Japonisë

Pllejmekeri i Përfaqësueses së Kosovës – Jaren Sina – shkëlqen në turneun e Japonisë

Beqir SINA New York

Simbas faqes së internetiti të Alumini GW-s, ka qenë amerikani me pashaport të Kosovës, Jaren Sina, i cili shënoi më shumë pikë gjatë ndeshjes,13 pikë, me Përfaqësuesen e Japonisë – për të udhëhequr një përpjekje të ekuilibruar dhe ndryshuar rezultatin.

Hamamatsu, Japan – Skuadra e basketbollit për meshkuj GW-s përfundoi një turne javor në Japoni me fitoren e tretë ndaj Kombëtares Japonis me rezultatin 75-47 në Hamamatsu Arena.

Simbas faqes së internetiti të Alumini GW-s, ka qenë amerikani me pashaport të Kosovës, Jaren Sina, i cili shënoi më shumë pikë gjatë ndeshjes,13 pikë, për të udhëhequr një përpjekje të ekuilibruar dhe ndryshuar rezultatin.

Kurse, Tyler Cavanaugh kishte 10 pikë, ndërsa Yuta Watanabe dhe Jordan Roland kishtin nga 9 pikë secili dhe Arnaldo Toro përfundoi me tetë pikë.

“Jam i lumtur që kemi fituar të tre ndeshje”, ka thënë Watanabe. “Sonte të gjithë luajtën aq mirë – djemtë që erdhën nga pankina, dhe shumë prej tyre që janë “freshmen” treguan lojën e tyre, kulitative. Unë jam vetëm i lumtur që kam një ekip të tij që i ka fituar të tre ndeshjet. ”

Kolonët e GW-s, tani do të udhëtojnë për në Okinawa për ndeshjen finale të turneut të tyre, ku ata do të përballen me Ryukyu Golden Kings e Ligës së parë të Basketbollit, të dielën.

Ndërkaq faqja e internetit e Federatës së Bashketbollit të Kosovës në medien sociale Facebook – shkruan sot se Pllejmekeri i Përfaqësueses së Kosovës – Jaren Sina, tash e disa ditë po vazhdon përgatitjet intensive me skuadrën e tij – George Washington,e cila momentalisht gjindet në Japoni për turneun para’sezonalë.

Deri më tani – Sina me skuadrën e tij kanë zhvilluar 3 ndeshje miqësore,dhe që të trija ndeshjet i kanë fituar kundër Kombëtares së Japonisë.

Ndërkohë,ditën e sotme – Sina ka fituar me skuadrën e tij – George Washington kundër Japonisë me rezultat 75 – 47,njëherit ku kjo ka qenë fitorja më e thellë,dhe Sina ka qenë basketbollisti më i dalluar i skuadrës së tij me 13 pikë të shënuara. Në përgjithësi – Sina po merr mjaft minutazh me skuadrën e tij në turneun parasezonalë.

Turneu parasezonalë i George Washington po shkon drejt fundit,dhe Sina shumë shpejtë pritet të bashkohet me Kosovën,ku do ti bashkëngjitet Sina – Kosovës në turneun e ardhshëm parasezonalë që pritet të marrë pjesë Kosova në Qipro javën e ardhshme,ku njëherit ky do të jetë testi i fundit para fillimit të kualifikimeve.

Me – Jaren Sinën – Kosova ka fituar shumë kualitet në pozitën e pllejmekerit edhe për shumë vite tjera, thotë faqja e internetit e Federatës së Bashketbollit të Kosovës në medien sociale Facebook.

Check Also

Foto/ Lionel Mesi shfaqet i “arnuar” pas dëmtimit në fundjavë

Lionel Mesi në sfidën e Barcelonës në fundjavë pësoi një dëmtim të rëndë dhe për …

Komentoni

%d bloggers like this: