Ky tym 24 orë helmon dibranët !

0
610

Ky tym 24 orë helmon dibranët !

postuar më 01-08-2016, 17:08 Dibra deponia

Diber e Madhe : Per mediat, per qytetaret e ndergjegjshem: Kjo eshte pamje nga Dibra. Sot! Ne fakt, ka 24 ore qe ky tym helmon ajrin e ketij qyteti. Jane pamje nga deponia e Dibres, deponia e mbeturinave te Dibres , me gjase ndermarja komunale quhet Standard. Por kjo deponi / ndermarje komunale, punon jashte standardeve , ashtu sich punon dhe menaxhmenti i Komunes se Dibres, Kryetari sebashku me Keshillin e Komunes! Kjo deponi, ndodhet afer varrezave te qytetit! Me vendosje bizare te deponise , nuk me ka kapur syri ndonjeher! Komuna hesht, Qytetaret heshtin, ”Standardi” myket ne jostandarade. Qe tragjedia te jete edhe me e madhe , ketu ne Diber , fabrika ”Knauff” shfrytezon e eksploaton me vite te tera minerarin e rralle te gjipsit! ”Knauff”i cdo dite, dy here ne dite , hudh mbeturinat ne kete deponi. Sot e cdo dite aty digjen edhe mbeturinat e ”Knauffit”! Kjo kompani e fuqishme austriake , ne Mk punoka jashtestandardeve ekologjike?! Nga njohurite qe i mora, faji plasohet tek menaxhmenti lokal i Knauffit, me seli ne Shkup dhe jo tek drejtoria gjenarele e Knauffit me seli ne Austri! Doemos qe do reagoj edhe ne Ambasaden Austriake, eshte e drejta ime qytetare te kerkoj llogari nga investitori i huaj. Por, kjo duhet verifikuar! Kjo kompani, shfrytezon dhe eksploaton ujin e pijshem per prodhim industrial!!! E gjithe kjo ndodh me AMININ e KOMUNES SE DIBRES, sot e vite/dekada me rradhe! Te jete kjo mareveshje korruptuese mes menaxhmentit te komunes dhe udheheqesise lokale te Knauffit? Duhet verifikuar! Duhet kerkuar kontrata e investitorit dhe aprovimi i marreveshjes mes dy palevea! Ndersa qytetaret e Dibres vuajne per uje te pijshem! Keto jane faktet sa per fillim. Nevojiten verifikuar! Por qytetaret nuk genjejne ! Jam dakord, presioni i dhunes partiake , asaj dhuneje primitive e harbute i ka depersonalizuar dibranet prandaj dhe nuk flasin hapur. Une , bej denoncimin hapur! Ky eshte lajm per gazetaret e mediat. Lus te plasohet ky lajm ne media me qellim qe te reagojne organizatat ekologjike dhe qeverisja komunale por dhe menaxhmenti lokal i Knauffit! Metutje, do ndermarim akcione te tjera. Eshte shekulli 21 , boll gjume , se u torrollakosem krejt! Partive politike nuk do ju kerkoj reagimin sepse meren me Przhinon…gjoja se po bejn dichka!!! Pastaj, s’vlejne pes para, Dibra as edhe nje deputet/e te cofun se nxjerr ma!

(Teksti dhe fotot marrë nga profili ne facebook i Adelina Marku)

NO COMMENTS

Leave a Reply