Diber – Dominon dhuna kunder gruas

0
544

Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës themelore në Dibër, Ilir Iseni, duke komentuar problematikën në fjalë thekson se në Dibër ka më shumë raste të dhunës në familje se sa trajtohen në Gjykatën Themelore të Dibrës. Ai shton se duke marrë parasysh se në Dibër pothuajse të gjithë njihen në mes veti, shumë nga të dhunuarit nuk i paraqesin dhunën

Vjollca Sadiku

Dhuna në familje në Dibër dhe komunat rurale për rreth saj vazhdon të jetë prezente, edhe atë në forma të ndryshme. Në krahasim me vitet e kaluara, numri është konstant, por format në të cilat paraqitet ajo është ndryshe. Të dhënat e institucioneve thonë se gruaja në familje është viktima kryesore nga dhuna, ku mw dominante është dhuna fizike se sa ajo verbale dhe psiqike.

Në Gjykatën themelore të Dibrës informojnë se për 6 muajt e parë tw këtij viti ka patur 6 raste të flet padive kundër dhunës në familje. Katër nga këto raste janë dhunë në të cilën viktima është gruaja. Por, ka raste kur paraqitet dhuna ndaj pleqve dhe fëmijëve. Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës themelore në Dibër, Ilir Iseni, duke komentuar problematikën në fjalë thekson se në Dibër ka më shumë raste të dhunës në familje se sa trajtohen në Gjykatën Themelore të Dibrës. Iseni shton se duke  marrë parasysh se në Dibër pothuajse të gjithë njihen në mes veti, shumë nga të dhunuarit nuk i paraqesin rastet në fjalë. Iseni, i cili njëkohësisht vite më parë ka qenë edhe aktivist në sektorin joqeveritar, thotë se shoqatat qytetare realizojnë projekte me qëllim të mbrojtjes së viktimës gjatë dhunës, por shton se këto projekte nuk janë shumë efikase, meqë target grupet nuk janë as të dhunuarit, por as dhunuesit, por anëtarë të shoqatave qytetare të cilët nuk janë të kyçur në këtë problematikë. Ai poashtu sqaron se kënaq bashkëpunimi në lidhje me këtë sferë mes institucioneve, të Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, Qendrws për punë sociale, gjykatws dhe policisw. Por, sipas tij, problemi në fjalë duhet të tejkalohet duke i bindur të dhunuarit që të paraqesin rastet e dhunës tek institucionet kompetente. Rastet që trajtohen në Gjykatën e Dibrës janë raste ku ka patur dhunë ekstreme, për çka të dhunuarit nuk kanë patur mundësi ta fshehin këtë problem, thotë Iseni. Kur bëjmë fjalë për këtë lëndë, ai thekson se me ligjet e reja parashihen afate tejet të shkurtra për të zgjidhur lëndën, meqë pasojat janë të mëdha nëse lënda nuk zgjidhet apo zvarritet.

Problemi në fjalë trajtohet me shum profesionalizëm edhe në Qendrën për punë sociale në Dibër. Është një problem që trajtohet nga një grup ekspertësh të cilët thonë se paraqitja e problemeve nga kjo sferë akoma është tabu temë. Punonjësi social, Ismail Mersimoski, thotë se të gjitha rastet që paraqiten me dhunën në familje trajtohen në përputhje me ligjin dhe kompetencat që ka institucioni social.  Oficialisht viteve të fundit numri i të dhunuarve të cilët paraqiten është pothuajse i njejtë. Por, sipas tij, ka të dhëna jo-oficiale se dhuna në familje ka përmasa më të mëdha, jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra. Edhe puntori social është i mendimit se pjesa dërmuese e viktimave nga dhuna janë gratë. Por, sipas tij, ka raste kur në familjet dhunohen edhe prindër, por dhe  fëmijë. Dhunimi i prindërve vije si pasojë e problemeve që paraqiten në familje nga problemet në sferën marrëdhënieve pronësore-juridike.

Shoqatat joqeveritare kanë realizuar një numër të theksuar të projekteve në lidhje me dhunën në familje. Projektet kryesisht kanë për qëllim parandalimin e dhunës në familje. Pjesë e projekteve kanë qenë dhe janë edhe përfaqësues të Qendrës për punë sociale dhe policisë. Në një debat rreth problemit të dhunës në familje institucionet kompetente poashtu kanë pohuar se rastet e paraqitura të dhunës në familje nuk korrespondojnë me situatën reale në lidhje me këtë dukuri. Në qytet dhe fshatra dhuna në familje ka përmasa edhe shqetësuese, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën psikike, që përdoret  kundër bashkëshorteve apo anëtarëve të tjerë të familjes.

Edhe pse pothuajse të gjithë institucionet janë të mendimit se vetëm një numër i vogël i rasteve të dhunës paraqiten tek institucionet, qëndron fakti se pothuajse para një dekade nuk kishte raste të paraqitura në sferën e dhunës në familje, tek Policia, Qendra për punës Sociale apo institucioneve të tjera. Kjo do të thotë se dekadën e  fundit të dhunuarit kanë filluar ngadalë të “çlirohen” nga frika dhe paragjykimet e popullatës në lidhje me këtë problem. /koha.mk

NO COMMENTS

Leave a Reply