VOA:Policia: Sulmi në Dallas, i paramenduar dhe i parapërgatitur

0
388

Policia: Sulmi në Dallas, i paramenduar dhe i parapërgatitur

Përditësuar:08 korrik, 2016

Policia në Dallas thotë se të paktën një person i armatosur ishte i përfshirë në incidentin e përgjakshëm të së enjtes në mbrëmje, që la të vrarë pesë policë dhe plagosi nëntë persona të tjerë.

Sipas deklaratave të Shefit të Policisë së Dallasit David Brown, policia e rrethoi të dyshuarin dhe u përpoq të hynte në tratativa, gjatë të cilave ai u tha autoriteteve se “donte të vriste oficerë të bardhë” se kishte vepruar pa bashkëpunëtorë dhe se nuk kishte lidhje me grupe specifike.

Ai u vra më pas nga policia nga një mjet eksploziv. Një robot i komanduar nga policia, i pajisur me një mjet plasës, u dërgua pranë të dyshuarit, shpjegoi shefi i policisë.

Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch tha se Departamenti i Drejtësisë është i gatshëm të mbështesë procesin hetimor në Dallas me çdo ndihmë të nevojshme.

Media amerikane citon zyrtarë të rendit në Teksas, të cilët e kanë identifikuar të dyshuarin e vrarë si një 25-vjeçar që jetonte në një lagje pranë Dallasit. Ai kishte shërbyer më parë në Forcat Rezervë të ushtrisë.

Një person që ndodhej aty në kohën e të shtënave me armë e përshkroi skenën e së enjtes në darkë si “kaos i plotë.”

Shefi i policisë në Dallas tha të premten në mëngjes se tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt është vrarë. Në një deklaratë për gazetarët, Shefi i Policisë, David Brown tha se i dyshuari kishte aluduar se do të ketë vdekje të tjera nga mjete plasëse të vëna në qytet. Autoritetet në Dallas kanë dërguar ekipe speciale për zbulimin dhe detonimin e bombave, por nuk kanë gjetur gjë.

Në komentet për shtyp sot në mëngjes, Kryebashkiaku i Dallasit Mike Rawlings u shpreh se ishte një ditë e dëshpëruar.

“Kur themi se policët tanë vënë jetën në rrezik çdo ditë nuk është ekzagjerim, është në fakt realitet”.

Në komentet që bëri në Varshavë, Presidenti Barak Obama i dënoi sulmet, duke i cilësuar një kujtesë e dhimbshme e sakrificave që bëjnë përditë policët për të garantuar sigurinë e popullatës:

“U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të luten për këta policë dhe familjet e tyre, t’i mbajnë në mendjet e tyre. Si komb, të shprehim të gjithë mirënjohjen tonë të thellë për djemtë e vajzat tona në uniforma blu, jo vetëm sot, por çdo ditë”.

Policia thotë se policët u qëlluan gjatë demonstratës që po zhvillohej mbrëmë për të protestuar vrasjet e dy afrikano-amerikanëve këtë javë nga forcat e rendit, një në Minesota dhe një në Luiziana.

Dy vrasjet janë incidentet më të fundit në vrasje të bujshme të afrikano-amerikanëve nga policë, që shihen si shembuj të përdorimit të tepruar të forcës policore ndaj pakicave.

Dallas, një polic në një nga rrugët e qendrës së qytetit, 7 korrik, 2016.
Dallas, një polic në një nga rrugët e qendrës së qytetit, 7 korrik, 2016.

Presidenti Obama komenton për vrasjet

1:03
00:00/1:03

Direct link
“Kur ndodhin incidente të tilla, një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve tanë e ndiejnë se për shkak të ngjyrës së lëkurës ata nuk trajtohen njësoj. Dhe kjo dhemb,” tha Presidenti Obama.

Njerëzit ndezin qirinj për Alton Sterling, i cili u vra nga një polic në Baton Rouge të Luizianës më 6 korrik, 2016.
Njerëzit ndezin qirinj për Alton Sterling, i cili u vra nga një polic në Baton Rouge të Luizianës më 6 korrik, 2016.

5 korrik 2016. Në këtë foto të nxjerrë nga një video, Alton Sterling mbahet nga dy policë, njëri prej të cilëve ka në dorë një revolver
5 korrik 2016. Në këtë foto të nxjerrë nga një video, Alton Sterling mbahet nga dy policë, njëri prej të cilëve ka në dorë një revolver

NO COMMENTS

Leave a Reply