Tifozat shqiptarë, e presin Shkelzen Gashin, me flamurin Kuq e Zi në Nju Jork

0
1693

Tifozat shqiptarë, e presin Shkelzen Gashin, me flamurin Kuq e Zi në Nju Jork

Beqir Sina New York

Lojtari i Kombëtares shqiptare Shkelzen Gashi – shënoi për Rapids në minutën e fundit – por ajo ishte shumë pak – Ai gol spektakolar ishte veçse një ngushëllim pas 5 golave të pësuar shkruan shtypi amerikan..

BRONX NYC : Skuadra e Colorado Rapids, e cila mban vendin e dytë, me 38 pikë, në Konferencën Perendimore , ka luajtur mbrëmë me skuadrën e qytetit të Nju Jorkut, FC New York City , duke humbur me rezultatin e thellë 5 me 1.

Siç dihet për skuadrën e Kolorados – në Major League Soccer, luan edhe futbollisiti i Kombëtares shqiptare Shkelzen Gashi i cili është pritur mbrëmë nga një grup shqiptarësh me flamurin kuq e zi.

Tifozat e futbollit – disa shqiptarët e Amerikës, kan ndjekur këtë ndeshje të kampionatit amerikan nga shkallët e stadiumit të Bronxit – Yankee Stadium, me flamurin kuq e zi , duke postuar në statusin e tyre në medien sociale Facebook edhe fotografitë nga takimi me lojtarin e Kombëtares Shkelzen Gashi

Lojtari i Kombëtares shqiptare Shkelzen Gashi – shënoi për Rapids në minutën e fundit – por ajo ishte shumë pak – Ai gol spektakolar ishte veçse një ngushëllim pas 5 golave të pësuar shkruan shtypi amerikan..

Shkëlzen Gashi – ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit në humbjen e thellë që Colorado Rapids pësoi ndaj New York City.

Futbollisti i Kombëtares sonë realizoi golin e nderit në minutën e fundit të ndeshjes, pas një goditje të fortë e cila edhe u devijua për të përfunduar në portën kundërshtare.

“New York City” me Lampard, që shënoi një hat-trick në këtë takim ka forcuar pozicionin e tyre në krye të Konferencës Lindore, të kampionatit amerikan të Futbollit, Major League Soccer, me një fitore të thellë ndaj Colorado Rapids 5-1.

Colorado Rapids megjithatë, u përballën me një betejë të vështirë, pavarësisht se ata hynë në lojë, si kryesuese mbasi koloradasit mbajn vendin e dytë në Konferencën Perëndimore, me 38 pikë, e cila udhëheqët nga FC Dallas me 41 pikë.

NO COMMENTS

Leave a Reply