Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Kosova / Thaçi: Kosova mund ta luftojë ekstremizmin vetëm brenda BE-së dhe NATO-s

Thaçi: Kosova mund ta luftojë ekstremizmin vetëm brenda BE-së dhe NATO-s

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, të premten është takuar me senatoren amerikane nga shteti i Iowa’s Joni Ernst, të cilës i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Amerika dhe shteti i saj i kanë dhënë Kosovës, njofton zyra e presidentit.

I pari i vendit, ka thënë se miqësia e shtetit të Kosovës me Iowa’n, është më e vjetër se pavarësia e vendit.

“Miqësia e Kosovës me shtetin e Iowa-s ka filluar me trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s që kanë marrë pjesë në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë, që nga viti 2003. Bashkëpunimi ynë u zgjerua shumë shpejt edhe në fusha të tjera”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Në takimin me senatoren, Thaçi ka theksuar se Kosova po zhvillon një dialog gjithëpërfshirës për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe se vendi synon që sa për të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim në NATO, thuhet në kumtesën e presidencës.

Kurse, në anën tjetër, politikania amerikane, ka thënë ta ketë për kënaqësi takimin me Presidentin dhe se është shumë e angazhuar që Kosova dhe Iowa të bashkëpunojnë edhe me tutje, dhe se do të angazhohet edhe personalisht që Kosova të bëhet anëtare e organizmave kryesorë ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

Ndër të tjerash, presidenti Thaçi, ka thënë se se sa më afër të jetë Kosova NATO-s dhe BE-së, aq më pak do të jetë e kërcënuar nga ekstremizmi i dhunshëm.

© ZHURNAL.mk

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

Komentoni

%d bloggers like this: