Speciale, Presidencialet – SHBA 2016 : RNC Day 3: Mike Pence pranon emërimin VP nga GOP

0
353

per me shume fotografi ne facebook beqir sina – nje pjese e tyre jane eskluzive nga dita e trete e konventes derguar nga miqt e mi ne facebook pjesmarres ne Cleveland – Ohio
https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.1171228799608705.1073743408.100001647878982&type=3

Speciale, Presidencialet – SHBA 2016 : RNC Day 3: Mike Pence pranon emërimin VP nga GOP

Beqir SINA – New York

Guvernatori i Indiana-së, Mike Pence, ka pranuar nominimin republikan për të qenë nënkryetar.

E gjithë salla, dhe delegatët e irrituar me fjalimin dhe thirrjen Cruz, nisën të këndonin, me zë të lart “Miratojë – Trump!” – “Endorse – Trump!”

Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqesuesve – republikani Newt Gingrich, tha se ka vetëm një kandidat në fletën e votimit në nëntor, të cilët do të mbështesin atë me Kushtetutë – dhe ky është Donald Trump.

Policia, tha se arrestoi mbi 30 anarkistë protestues – anti Trump – Carl Dix kryetar i Partisë Komuniste Revolucionare, proteston duke djegur flamurin amerikan.

13731023_1169833983081520_2928865165334857928_o.jpg

Cleveland – Ohio ( 21 Korrik 2016) :- Pence, tha se ai kurrë nuk mendonte se do të vinte një ditë si kjo, dhe, ai do të qëndronte në skenë e madhe të Konventës Kombëtare të Partisë së tij, për të pranuar nominimin republikan për të qenë zëvendës Presidenti i SHBA.

Pence, gjatë fjalimit të tij, tha se Donald Trump, është lider karizmatik dhe duhet të ketë qenë në kërkim për bilancin në zgjedhjen e tij, për President të Shteteve të Bashkuara.

Më pas zoti Pence, ka përdorur një pjesë në fjalimin e tij, për të treguar historinë e jetës së tij familjare.

Ai nderoi me këtë rast prindërit e tij në amshim – nënën dhe babanë. Ai tha se babai e nëna i tij, nëse do të ishin ende gjallë, do të kishin qenë të habitur, dhe do të kishin qenë tepër të lumtur, që djali i tyre, po merrte emërimin republikan për zvendes/President i SHBA, sot.”

Pak para Pence, doli në skenë, në sallën e tej mbushur të kongresit në Cleveland, kandidati presidencial – Ted Cruz, sapo përfundoi fjalimin e tij, i cili u quajt një “fjalim si një aktivistë republikanë,” thanë komentatorët dhe analistët politik.

Ted Cruz, ish rivali i Donald Trump, në primare në vend të durtroktijeve dhe pëlqimit të fjalimit të tij, u përball me slloganet e talljeve tipike amerikane që lëshuan, delegatët e shumtë, duke e “mbytyr” fjalimin e senatorit të Texasit, Ted Cruz, i cili refuzoi të miratojë biletën republikane Trump – Pence, tani më edhe zyrtare, në kandidimin në presidencialet nga GOP -.

Cruz, u tha përkrahësve të tij, të paktë në numër në këtë konventë, që të votojnë ndërgjegjen e tyre – dhe të mos qëndrojnë në shtëpi për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

Por, ai kurrë nuk tha se ata duhet të votojnë për Trump – Pence.

Kjo, çoi në këmbë të gjithë sallën, dhe delegatët e irrituar me fjalimin dhe thirrjen Cruz, nisën të këndonin, me zë të lart “Miratojë! Trump” – “Endorse Trump!”

Por, Cruz perseri nuk e bëri këtë!

Trump dhe Cruz gjatë fushatës – gjatë zgjedhjeve paraprake republikane, kan qenë të angazhuar në “armiqësi” të hidhur, mbasi Trump në mënyrë të përsëritur kishte perdorur slloganin kundra Cruz, duke iu referuar atij ne se ju kujtohet, “lyin” Ted “ , ndërkohë, që Cruz kishte deklaruar se “ Donald Trump ishte një “gënjeshtar patologjik” sipas tij.

Cruz, i cili nuk tha mbrëmë pothuajse asgjë për Trump në fjalën e tij, por ai ashpër ka drejtuar kritika ndaj kandidates së sigurt demokrate, Hillary Clinton dhe administratën Obama.

Dhe, më vonë, në fjalën e tij, Cruz, ka diskutuar për votën britanike, për të lënë Bashkimin Evropian dhe tha se kjo ishte një shenjë dhe një forcë e fuqishme politike në zhvillim.

Ai tha se – në këtë aspekt – kjo është një “fitore të thellë.”

Cruz, tha se njerëzit kudo sot në botë janë të ngopur me politikanët, të cilët nuk dëgjojnë me ata dhe njerëzit në të gjithë botën, janë të lodhur në sistemet me të korruptuar, që përfitimet, i kan vënë vetëm për elitat e tyre.

Kjo, ishte ndoshta e vetmja pjesë e fjalimit të tij, ku Ted Cruz, mbrëmë në Konventën Republikane, ditën e Tretë, e cila mori duartrokitje entuziaste në sallën e kuvendit të republikanëve – kur ai solli votimin Brexit.

– Trump i ulur në rradhën e parë me VIP republikanë për të ndjekur fjalimet –

Kandidati presidencial zyrtar republikan, Donald Trump, ishte ulur në rreshtin e parë të seksionit VIP-ve, të sallën e konventës për fjalimet e fundit të mbrëmjes, së bashkua me fëmijët Tiffany dhe Donald Jr, të shoqëruar me disa nga bashkëshortët të bijve të tij.

Djali i tij, Eric Trump, gjatë fjalës së tij në konventë, tregojë krenarinë për babin e tij, dhe e vlerësoi atë në suksesin rekord të biznesit.

Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqesuesve – republikani Newt Gingrich, i cili mbrojti pas fjalimit të Cruz, vendimin e tij, që votuesit republikan “të votojnë ndërgjegjen e tyre”, tha se “tashmë edhe zyrtarisht ka vetëm një kandidat në fletën e votimit në nëntor, të cilët do të mbështesin atë me Kushtetutë – dhe ky është Donald Trump”, tha ai.

Ndërkohë, mbrëmë – Governatori Scott Walker, duke miratur biletën Trump – Pence, tha se “Amerika meriton të udhëhiqet nga një President më të mirë se Clinton – duke aluduar për republikanin Donald Trump”

Governatori i Wisconsin Scott Walker i cili është thënë republikanë konservator, thase “ Republikanët, të cilët janë bashkë për mbështetjen e Donald Trump për president “ne nuk mund të presin më edhe katër vjet të tjera.”

Walker tha në një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane, mbrëmë se “Pa tjetër se Amerika meriton një President më mirë se Hillary Clinton – Votoni! Trump – Pence,” bëri thirrje ai.

Analistët thanë se zoti Walker – i cili në primaret ka qenë një nga sfiduesit e hershm, të Trump nga gara vitin e kaluar, – tha :”Një votë për një votë proteste për një kandidat të palës së tretë është në thelb një votë për demokratët- një votë për Hillary Clinton”.

Përmendja e emrit të kandidates demokrate Hillary Clinton – në çdo fjalim mbrëmë në Ditën e Tretë të Konventës Kombëtare Republikane, është pasuar me ulërimë të plotë nga të gjithë delegatët, pro dhe kundra Donald Trump

Kështu ndodhi edhe në fillim të sesionit të së mërkurës në mbrëmje, me Governatorin e Floridas Rick Scott i cili nga podiumi gjigand ka kritikuar rreptë kandidaten nga Partia Demokratike për president të SHBA, Hillary Clinton – ish Sekretaren e Shtetit.

Scott tha se :”Clinton është ajo që sipas tij, nuk do të mbrojë kufijtë,e SHBA, eliminimin e ekstremizmit islamik, ne botë, apo të krijojë vende pune për Amerikanë”.

Ky ishte një pasqyrim i përgjithshëm i të gjithë asaj çfarë ndodhi mbrëmë brenda mureve të sallës së konventave Loans Arena në Cleveland të Ohios, mbasi jashtë saj Policia e Cleveland – thotë, se ka pasur disa grupime me protesta anti Trump, të cilat ishin edhe të dhunëshmee kaotike.

Policia e Cleveland, thotë se mbrëmë në ditën e tretë, të Konventës, dy oficerë policie kan pësuar lëndime të lehta, kur ata u sulmuan gjatë një proteste kaotike, të përqëndruar në një djegie të flamurit të SHBA, afër me arenën e Konventës Kombëtare Republikane, që u ndalua me ndërhyrjen e menjhereshme te policise.

Policia, e cila thote se arrestoi rreth 30 veta, lëshoi një urdhër për shpërhapjen e të gjithë, atyre që ishin mbledhur për të protestuar, mbreme, duke përfshirë edhe gazetarët në zonën rreth qendrës ku mbahej Konventa në Loans Arena, mbasi sipas tyre protestat e kishte bërë të vështirë, edhe hryjen për delegatët e Konventës në sallën arenës.

Carl Dix kryetar i Partisë Komuniste Revolucionare, e cila pranoi se organizoi djegien e flamurit, Amerikan, thotë se grupi shpresonte për të tërhequr vemendjen e gazetareve dhe publikut, në një deklaratë të cilën ai e quajti politike, para se policia erdhi shpejt dhe i ndaloi ata.

NO COMMENTS

Leave a Reply