Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / Shqiptarët e Amerikës në zgjedhjet presidenciale 2016! në SHBA

Shqiptarët e Amerikës në zgjedhjet presidenciale 2016! në SHBA

Shqiptarët e Amerikës në zgjedhjet presidenciale 2016! në SHBA

Beqir SINA – New York

Shqiptarët e Amerikës, të cilët për hatër të së vërtetës nuk kan as 0 përqind të ndikimit të tyre në elektoratin amerikan, por sidoqoftë kan një votë, që tradicionalisht në votimet në SHBA janë të dyzuar, dhe zgjojnë jo pak interes tek dy partitë më të mëdha dhe kryesore në SHBA.

Është, me të vërtet naivitet i llojit të veçantë, përcaktimi i një pjese të diasporës shqiptare në Amerikë, për ndonjerin nga kandidatët e mundshëm gjatë, këtij procesit të gjatë zgjedhor.

Shqiptarët e Amerikës, duhet të përkrahin dhe votojnë , të mbajnë takime të rregullta gjatë fushatës me të gjithë kandidatët serioz, që të sigurojnë mbeshtetje të metutjeshme për kauzën shqiptare!

download.jpeg

WASHINGTON D.C: Me afrimin e 6 nëntorit, ditën e martë, kur edhe amerikanët, kan për të j’u drejtuar qendrave të votimit për të dhënë votën e tyre, për Presidentin e ardhshëm të SHBA, tashmë, kanë përfunduar edhe dilemat e fundit të këtyre zgjedhjeve.

E cila, është mbajtja e Kuvendit dhe pranimi formal i përzgjedhjes së zvendes Presidentit. Pra, e ashtuquajtura këtu në SHBA, “Ticketa- Bileta”, Demokrate apo Republikane. Të cilat janë, te shpallura të premten zyrtarisht, kur Kuvendi Republikan zgjodhi dyshen Trump – Pence, dhe ajo në partinë demokrate, e cila tani pritet vetem formalisht të zyrtarizojë këtë javë të ashtuqujturën ticket – biletën per; dyshen Clinton- Kaine, e shpallur sot.

Kjo, mbasi Kandidatja e pritshme nga partia Demokrate, për të pranuar emrimin zyrtarisht në Kuvendine Demokratve, këtë javë në Philadelphia- për Presidente, Hillari Klinton, mbrëmë, tha se ajo e ka emëruar Senatorin nga Virginia Tim Kaine, si kandidat për zëvendëspresident.

Ndërkohë, që fushata tani më është intensifikuar çdo ditë e më shumë, mes dy kandidatëve: Republikanit Donald Trump, dhe Demokrates Hillary R. Clinton, në një nga garat më të forta, dhe më të paparashikueshme, janë shqiptarët e Amerikës, të cilët për hatër të së vërtetës nuk kan as 0 përqind të ndikimit të tyre në elektoratin amerikan, por sidoqoftë kan një votë, që tradicionalisht në votimet në SHBA janë të dyzuar, dhe zgjojnë jo pak interes tek dy partitë më të mëdha dhe kryesore në SHBA dhe kanidatet potencial.

Shqiptarët e Amerikës në zgjedhjet presidenciale 2016! në SHBA

Këtu, nuk ka aspak rëndësi fakti – se sa e fuqishme, është vota e shqiptarëve të Amerikës? Se sa fakti, që në zgjedhjen e Presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, superfuqisë së vetme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën e parë të nëntorit, ( më 6 Nëntor 2016) do të votojnë amerikanët e regjistruar, por do të votojnë edhe shqiptarët e Amerikës, qe janë shtetas.

Ata pritet të përfshihen në këtë fushat intenzive me të gjitha kapacitetet e tyre financiare, me votuesit amerikanë.

Shqiptaro-amerikanët, nga që e dinë mirë se vota e tyre, nuk është e fuqishme, janë duke u përqendruar – tradicionalisht, prej se kur erdhën kolonitë e para, në SHBA, nëpërmjet klubeve shqiptare – një shekull më parë.

Pra, t’i përqendrojnë energjitë e tyre( fushatat për grumullimin e parave, një praktikë kjo në zgjedhjet në SHBA) në punën e tyre me të gjithë kandidatët amerikan, qofshin ata Republikan apo Demokrat, në fushatat e tyre për ngritjen e fondeve – foundrising.

Dhe, Shqiptaro-amerikanët, e kan shumë të qartë, përkrahjen dhe mbështetjen e tyre, si në çdo zgjedhje, se “Ata nuk duhet të kanalizohen në përkrahjet e tyre – në ndonjërën prej fushatave presidenciale” megjithë, bindjet e tyre ideologjike, prej nga ata vine nga Kosova dhe Shqipëria, e trojet etnike.

Është, me të vërtet naivitet i llojit të veçantë, nese do te mendojme përcaktimin e një pjese të diasporës shqiptare në Amerikë, për ndonjerin nga kandidatët e mundshëm gjatë, këtij procesit të gjatë zgjedhor.

Ngase, roli i shqiptarëve në Amerikë, nuk është të përcaktoj kandidat favorit gjatë procesit zgjedhor; qofte nga drejtuesit e diasporës shqiptare në Amerikë, apo të dëgjojnë se çfarë thotë Kryeministri i Shqipërisë.

Shqiptarët e Amerikës, duhet të përkrahin dhe votojnë , të mbajnë takime të rregullta gjatë fushatës me të gjithë kandidatët nga te dy palet , që të sigurojnë mbeshtetje të metutjeshme për kauzën shqiptare.

Përkrahje e plotë, i ipet vetëm Presidentit në ditën e inaugurimit!

Ndersa, favorizimet e parakohshme, fyerjet naivo/idiotike, për secilin kandidatë për President të SHBA, nga ne shqiptarët, aspak fare nuk do t’i shërbëjnë çështjes shqiptare. Por, përkundrazi do ti shërbejnë plitikës anti-shqiptare, që definon shqiptarët si një popull që e ka “humbur” buslluen, dhe nuk di nga të orientohet….!

Ne kemi treguar se jemi te orintuar mire dhe kemi vetem nje kurs, ate drejt Perendimit! SHBA!

Kryeministri socialist Edi Rama, me atë naivitetin e tij, u bëri muaj më parë majtistëve shqiptaro – amerikan, tërthorazi, një deklerat me prononcimin e tij në shtyp,(interviste me shtypin shqiptar dhe CNN) “për të votuar Hillary Clinton, ngaqë Trump për President, sipas tij “do të ishte nji rrezik i madh për shqiptarët, SHBA dhe botën”

Ndërkohë, që përkrahja e shqiptarëve, është krejt ndryshe nga “predikimi” ideologjik, me ngjyra mjatiste e social komuniste, shumë naive/idotekse, e Kryetarit të PS – Edi Rama- Kryeministri i Shqipërisë, pikërishtë nga që shqiptarët e Amerikës, tani po përkrahin edhe Donald Trump, por edhe Hilary Clintonin.

Ish ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, Joseph DioGuardi, President i lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë, në SHBA, që merret tash çerek shekulli me çështjen shqiptare, LQSHA, ka thënë se “Shqiptaro-Amerikanët, duhet t’i përqendrojnë energjitë e tyre në punën me ata, kandidatë, qofshin këta Republikan apo Demokrat, mirëpo, që kan shfaqur interes për Kosovën, Shqipërinë, dhe lirinë e të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre,” ku siç thotë ai, “ata kanë patur sukses deri tani – pavarësishtë se ata janë nga partia Republikane apo Demokrate”.

Për shqiptarët e Amerikës, bëhet fjalë për ata që kanë emigruar në periudha dhe rrethana të ndryshme, shkaqe të ndryshme, si nga Kosova dhe Shqipëria, por dhe të viseve të tjera shqiptare, pra shetas me pashaport amerikane, kushdo që të fitojë zgjedhjet, në SHBA, ka bindje për sa i përket politikës së jashtme në lidhje me Shqipërinë, Kosovën, por që realisht asnjë gjë nuk ndryshon.

Dhe, kështu është me të vertetë! Ngase, ne si shqiptarë jo e jo! që se jemi vendimtarë në zgjedhjen e Presidentit, Shtëpinë e Bardhë, apo kandidatëve për në Capitol Hill, por duhet dhe besojmë se do të votojmë në grupe të ndarë, në votues shqiptarë të regjistruar për “ticket -ën – biletën” Trump – Pence, dhe atë demokrate ; dyeshen Clinton- Kaine, e fushtat e kanidatëve të tjerë, sipas interesave të grupeve të caktuara .

Nga përvoja, ime komunitetin shqiptaro-amerikan , kam parë se grupe lobiste shqiptare kan qenë shumë aktiv në fushatat e tyre si për Shtëpinë e Bardhë, anëtarët e Senatit dhe Kongresit – Capitol Hilll. Pikërisht, me ata kandidat, që shqiptarët e Amerikës i shohin dhe i konsiderojnë miqtë që ne kemi patur në të kaluarën dhe që përsëri i kemi, në Washington.

Ashtu si ka ndodhur me senatorët Dole dhe Biden, si edhe me shumë të tjerë, qoftë në të kaluarën apo sot, përpjekjet dhe përkrahjet e shqiptarëve të Amerikës, janë si për partinë Republikane dhe atë Demokrate.

Sepse kjo shqiptarëve të Amerikës, u konvenon, dhe u ka dhënë rezultat dhe prandaj ata e kan përqendruar punën tek përpjekjet e tyre për tu lidhur me të dy krahët në Shtetet e Bashkuara .

Jo që votuesit shqiptarë mund të bëjnë ndryshime, por se ata duhet të shfaqin para kandidatëve, kushdo qoftë ai përkrahjen e tyre.

Dhe, kështu të gjithë duhet të angazhohen në garën presidenciale dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Gara presidenciale do të jetë shumë e fortë dhe ka ende kohë për të marrë një vendim.

Mbas dy Konventave, dhe pranimit të kanidaturave Trump – Pence, dhe ajo në partinë demokrate, e cila tani pritet vetem formalisht të zyrtarizojë këtë javë të ashtuqujturën “ticket – biletë”; dyeshen Clinton- Kaine, e shpallur sot, tani i’a nisë edhe ajo që këtu thirret “betejë e drejtpërdrejtë”, para qytetarëve amerikanë – votuesve.

Kandidatet tani dotë nisin të organizojnë fushata intenzive për vota dhe per ngritjen e fondeve, dhe të flasin çdo ditë intesivisht para dhjetra e mijra vetëve me gjuhën akuzave dhe kundër akuzave, për njeri tjerin dhe partitë e tyre, që për në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit 2016, ata kanë si qëllim që ta ridifinojnë skenën politike amerikane, tek çdo votë – vota e “pafuqishme”, ku përfshihet edhe vota e shqiptaro amerikaneve, vota e pavarur ose tek “të paqëndrueshimit” që janë votuesit e regjistruar.

Mbasi, sipas ekspertëve të votimeve në Amerikë, thuhet se vota tradicionale, asnjëherë në historinë e këtyre zgjedhje, në SHBA nuk ka lëvizur.

Votuesit tradicional në Amerikë, janë mbështetësit si për demokratët e Clintonit dhe mbështetësit tashmë të “debatueshem” për republikanët e Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale, të cilat kesaj rradhe janë të 45 -at, prej kur u votua për herë të parë në 30, Prill 1789, kanë një zgjedhje, kësaj here, e cila i bënë votuesit të shkojnë për të votuar për ekonominë dhe sigurinë kombëtare, luftën kundra terrorismit ndërkombëtar.

Check Also

Cila luftë? Çfarë lufte mori fund me 11 nëntor 1918?

Jorn Leonhard Cila luftë ka përfunduar me 11 nëntor 1918? E filluar në gusht të …

Komentoni

%d bloggers like this: