Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / Shqipëri : “Gjinjët e gazetareve Zjarr TV janë bërë me interesante se lajmet”

Shqipëri : “Gjinjët e gazetareve Zjarr TV janë bërë me interesante se lajmet”

Shqipëri : “Gjinjët e gazetareve Zjarr TV janë bërë me interesante se lajmet”

Beqir SINA – New York

“Zjarr TV” ka zgjedhur vajza të bukura, me një stil veshjeje , ku xhaketa e tyre është krejt e hapur, me “gjinjët lakuriq” si një mënyrë për të thithur sa më shumë tele-shikues

NEW YORK : Në një shkrim të saj, dje, konservativja njujorkeze, e perditëshmja New York Post, shoqëruar, edhe me një link të një video lajmesh nga spikeret e një televizioni në Shqipëri,(http://nypost.com/video/boobs-make-the-nightly-news-interesting-again/), tregonë për mënyrën, që ka zgjedhur “Zjarr TV ”, atje, që të konkurrojnë, një rrjetet e trasmetimit të lajmeve shqiptare, simbas NYP.

Tabloidi “New York Post”, dje, duke treguar edhe spikeret- folëset, shqiptare të këtij televizioni, që japin lajmet me “gjinjët përjashtë – lakuriq”, pra që duken se janë gjysmë lakuriq, nga xhaketa e hapur, shpjegon sipas saj se”drejtuesit e “Zjarr TV ” në Shqipëri, ndoshta vendosën kështu për të treguar më shumë interes nga teleshikuesit në transmetimet e tyre të lajmeve.

“Ndërsa, ne në SHBA, jemi duke folur nga “pak”, për veshjet “ekstavagnte”, të disa spikereve – folësve, dhe drejtuesve të emisioneve televizive , këtu në Amerikë, shkruan Post, në Shqipëri, është mesa duket krejt ndryshe, :“Mabsi atje janë një grup i spikereve – gra, që për të lexuar lajmin pothuajse, parqiten tërësisht topless- lakuriq”.

Ndërkohë, kjo lloj praktike duket se nuk është pritur mirë, edhe në Shqipëri, mbasi vetë shtypi nga Shqipëria, e ka kritikuar “TV Zjarr”, që i jep lajmet me spikeret e e saj thuajse ‘nudo’

Simbas shtypi shqiptar, “Zjarr TV”, i cili është televizioni më i ri, atje, për të thithur sa më shumë audiencë, sidomos atë në edicionet informative, “ ka zgjedhur një mënyrë krejt të re, nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani – Atë që të jap lajmet e natës me spiekere : “Gjinjët jashtë për bërë me interesante lajmet e natës”.

“Zjarr TV” madje si shihet edhe në videon e linkut, ka zgjedhur vajza të bukura, me një stil veshjeje , ku xhaketa e tyre, është krejt e hapur, me “gjinjët lakuriq” si një mënyrë për të thithur sa më shumë tele-shikues.

Por, simbas shtypi shqiptarë, thuhet se teleshikuesit atje pyesin :” A është kjo mënyra e duhur për të bërë publikun për vete dhe për të rritur shikueshmërinë? A e bën kjo mënyrë veshje publikun të ndalojë aty e të dëgjojë atë se çfarë “vajzat pothuajse nudo, po u thonë”?

Folëset e lajmeve të televizionit “Zjarr Tv” që mendohet se kan bërë bujë, tashmë në Shqipëri, dhe për rreth saj, me këtë mënyrë për ta bërë sa më interesante lajmin në Televizionin e tyre – pra rritur shikushmërinë, tashmë ka kaluar kufinjët e saj – ajo dje ka mbrritur deri në mediat e huaja , madje deri në ato më të shikuarat në botë, der këtu përtej oqeanit në SHBA .

Duke tërhequr vëmendjen me zhveshjen e këtyre vajzave gazetare teksa janë dke dhënë lajmet, në Televizion “Zjarr TV” në Shqipëri, “topless – lakuriq’ .

Check Also

PE-ja bllokoi kërkesën e eurodeputetes “non grata”

Ministri i Jashtëm është ndalur edhe tek rasti i eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, e cila …

Komentoni

%d bloggers like this: