SHBA Presidencialet 2016 – Cleveland – Ohio – Konventa Kombëtare Republikane

0
514

SHBA Presidencialet 2016 – Cleveland – Ohio – Konventa Kombëtare Republikane

Beqir SINA – New York

“Të lumtur së bashku” : këndohet në ditën e parë në Konventën Kombëtare Republikane

CLEVELAND OH : Në fund të kësaj jave, Partia Republikane, do të ketë emëruar zyrtarisht Donald Trumpin si kandidat presidencial. Dje e hënë 18 Korrik 2016, në qytetin liqenor Cleveland të Ohajos, u hap Kuvendi Kombëtar i Republikanëve, i cili gjatë 3 ditëve do të paraqesë; disa çështje të ndryshme që shqetësojnë amerikanët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre sipas këndvështrimit të figurave të rëndësishme të kësaj partie.

Konventa Kombëtare Republikane, e cila u hap të hënën në Cleveland, nga grupi Turtles, i cili ka luajtur pjesën muzikore”Të lumtur së bashku” – një nga ato prej këngëve, që thuhet se i bënë republikanët amerikan të ndjehen-mirë, dhe që ata e prisinin për t’a dëgjuar, pikërisht, dje, kur një parti e madhe politike, arrin e i bashkon të gjithë republikanët në Shtetet e Bashkuara, rreth kandidatit e saj presidencial – i cili kësaj radhe, është Donald Trump.

“Të lumtur së bashku” u këndua nga banda muzikore – Jo një herë – por dy herë!.

Kjo shfaqje thanë analistët e këtyre konventave në SHBA, ishte që të kujtojë padashur atë se GOP – e cila është partia më e madhe në SHBA, është në një marrëdhënie të vështirë me kandidatin e paragjykuar Donald Trump.

Trump, kaloi një ditë të parë të konventës mes zgjerimit të një çarje, sidomos atë me Governatorin e Ohios John Kasich, një ish-rival e tij në mesin e kandidatëve Republikan. I cili, tani më, është kthyer në një zë shumë kritik, ndaj tonit të cilin ai e ka quajtur përçarës “New Yorker’s” “Yorker të Ri”, të Donald Trump. Aqsa, ai nuk pranojë të flasë në konventën Republikane, edhe megjithse statusi i tij është mikë pritësit.

Kjo ishte një takeaway kryesore në ditën “Day One – Dita e Parë”:

Kjo parti me të vërtetë, është në “probleme”, thanë komentatorët politik të këtyre zgjedhjeve. Ngaqë, e ashtuquajtura lëvizja “Never Trump” -“Asnjëher Trump”, e krijuar rishtazi brenda partisë Republikane, duket se ka dështuar, që në nisje, në ato që janë përpjekjet e saj, për të zgjedhur delegatët dhe për të mbështetur një kandidat tjetër.

Trump dhe aleatët e tij në Komitetin Kombëtar Republikan, i kan “shtypur kokën”, atyre, dje, të hënën, në një pasdite të “nxehtë”, të kësaj vere “përvëluese” politike. Dhe, duke hedhur “knockout” një thirrje të tyre, madje duke, vendosur me kete rast edhe rregulla të reja të kongresit – në nominale pra emërimet.

Forcat anti-Trump, ende nuk kan arritur për të ndërprerë punimet me zë të lartë tallës, siç i kemi parë rendomtë nëpër Konventa të tilla. Ngase drejtuesi i kësaj Konvente dha “urdhër” që të ashtuquajturit prishës të qetësisë – ose zhurmuesit, të nxirreshin jashtë qendrës “Quicken Loans Arena”, aty ku po mbahet konventa.

Megjithatë, po thuhet se ka edhe një plan tjeter nga keto forca brenda partise republikane :”Ka një plan B, që do të vijë, në rendë” u shpreh një delegat nga Colorado, zoti Kendall Unruh, i cili është konsideruar si një “armik” kryesorë i slloganit Trump .

Ndoshta po. Ndoshta jo! thone analistet, por, ka ndjenja mjaft të lënduara, për atë që të acarohet situata në këtë konventë në dy ditët në vazhdim. Adaj le të shohim vijushmërinë deri të premten….Dhe, siç tregon Kasich, është ajo se Donald Trump, nuk është i prirur për të bërë paqe me ata që e kanë kritikuar atë!.

Shefi fushatës Donald Trump – Këshilltari i lartë i tij Paul Manafort , e ka rritur tonin qysh në ditën e parë – duke e quajtur Kasich, një “Skile” ose një Dhelpër, në Ohajo, në një seri intervistash televizive kombëtare. Duke, ua bër të qartë amerikanëve se Kasich, i kishte fyer Republikanët, në një fushë beteje, pikërisht në një shtet ku dihet se do të fitojnë Republikanët.

Gjithashtu, Manafort, sugjeroi, në një diskutim në mëngjes, sot organizuar nga Bloomberg Politikë, se “mungesën e ligjit” dhe protestat përreth konventës, do të ndihmojnë Trump. “Kjo, çfarë ndodhi ditën e parë të Konventës Republikane, ishte një “vërejtje” e pakujdesshme, e grupeve republikane anti Trump, pikërisht në një qytet të madh për të pritur një javë të sigurt, dhe ku Donald Trump, e mundi rivalin e tij Kasich – Governator i Ohios” tha Manafort.

‘Make America Safe Again’ theme worked … for the most part.”Bëni Amerikën të sigurt përsëri ‘ vetëm duke punuar … për pjesën më të madhe, ishte ky dhe ndoshta do të jetë edhe gjatë këtyre dy ditëve sllogani i Donald Trump, për këtë Konventën Republikane. Një Konventë tipike amerikane e cila, nuk ka asnjë ndryshim nga konventat e tjera – të cilat tradicionalisht, si nga Republikanët dhe Demokratët shoqërohen nga fjalime të zjarrta patriotike, dhe natyrisht edhe me protesta.

Kështu, që ishte nuk ishte aspak e çuditshëme për të dëgjuar mbrëmë edhe yllin Willie Robertson të filmit “Dynasty Duck”, i cili ka-qenë aktori Scott Baio, që të flasë në një natë dedikuar për sigurinë publike dhe çështjet e sigurisë kombëtare, dhe, në përgjithësi të një programi mbushur perplot me fjalime të forta dedikuar pro-policisë, pro-ushtarake, dhe mesazheve anti-Hillary Clinton.

Marcus Luttrell, një marins në pension nga Navy SEAL dhe autori i librit “Lone Survivor” dha në ditën e parë Day One, atë që ishte ndoshta fjalimi më i mirë në mbrëmjen e së hënës republikane.

Ish- Kryetari legjendar i Bashkisë së New Yorkut, Rudy Giuliani, i ka ofruar një “thank-you! të zgjatur” Departamentit të Policisë Cleveland. Dhe, Pat Smith mori një reagim të madh kur ajo fajësoi Clinton, ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, për të propozuarën, dhe të paragjykuaren Demokrate, për presidente, duke e “akuzuar” atë për vdekjen e djalit të saj në sulmin e vitit 2012 në Bengazi, Libi.

“Ajo meriton të jetë në “gjyqë”, tha Smith – duke marrë pas vetes një “lumë’ me brohoritje pro Donald Trump.

Për shumë shikues Republikan anembanë këtu në SHBA – Fox TV është kanali i vetëm televizive dhe më i preferuar për shumë konservatorë republikanë – ku thirrjet pro Donald Trump, tregojnë se në Cleveland – festimet nuk kan të ndalur, për kandidatin zyrtar Republikan Donald Trump. I cili, po fitonë, emrimin e sigurtë, nga Konventa Republikane, simbas komentatorëve politik. “impulset anti Trump, që mendohej se janë armiku i tij më i keq – duket se nuk po kanë rezultat” tha Fox TV sot në mëngjes, dhe shtoje se ato po i japin Trump më shumë vrull”.

Mbasi sipas FoxTV dje Trump me mençuri ka treguar vetëpërmbajtje në skenën gjigande të Konventës Republikane 2016, kështu të paktën mendojnë shumë analistë, gazetar dhe komentatorë të këtyre konventave në SHBA, tha Fox News.

Pikerisht, kur, Trump u shfaq në një realizim spektakolar televizivë mbrëmë në “Day One” në Quicken Loans Arena, për të prezantuar gruan e tij, sllovenen Melania, mendimi i parë në mendjet e shumë, amerikanëve, thuhet se “ ishte nëse Trump, do të mbulonte fjalimin e saj me një preambulë të gjatë të tij.” Çuditërisht, edhe pse, Trump, me mençuri mbajti fjalimin e tij në minimum para se të nisej podiumin e Konventës, Melania, befasoi me fjalimin e saj.

Melania Trump bëri një fjalim që u quajt i “ ngurtë”, në vend të një fjalimi tradicional, me performancën e Konventës. Më vonë pra sot në mëngjes Demokratët, komentatorë, gazetar dhe analistë politikë, thuhet se kan zbuluar atë se pjesë të fjalës së saj ishin gati identike me pjesë nga fjalimi Michelle Obama në konventën Demokratike 2008.

Gruaja e kandidatit per President nga Republikanet – pra e Donald Trump është një emigrante sllovene e natyralizuar ligjërisht amerikane, dhe një ish supermodele, por që u dha delegatëve Republikan, një fjalim inspirues, për diçka që ndoshta ata ishin kurioz.

Dita e parë – Day One, nuk ishte e gjatë, dhe e merzitshme edhe pse pritej e tillë. Disa folës më shumë, duke përfshirë Lt pension Gen. Michael Flynn dhe Iowa Sen. Joni Ernst, e drejtuan fjalimet e tyre, po thujase në të njëjtën “kurs” me parafolësit e tyre, duke e permbyllyr naten e pare .

NO COMMENTS

Leave a Reply