Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Publikohen emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues, kontrolloni a jeni në listë

Publikohen emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues, kontrolloni a jeni në listë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në ueb – faqen e saj zyrtare të internetit, e ka publikuar listën emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues dhe të njëjtët kanë afat prej 25 ditë të shkruhen në Listën Zgjedhore, shkruan Portalb.mk.

Listën mund ta shihni: KËTU

Kuvendi do të publikojë shpallje për zgjedhje të kryetarit të KSHZ-së

KSHZ

Këto persona do të duhet që personalisht të shkruhen në listë – me paraqitje, duke e treguar letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme në zyrat e KSHZ-së dhe  në zyrat e Menaxhimit të Regjistrave, ndërkaq në ueb – faqen e KSHZ-së do të vendoset edhe aplikacion për paraqitje elektronike.

Paraqitja do të zgjasë deri më 19 gusht, çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 19:00.

Pas kalimit të këtij afati, KSHZ do të ketë edhe 10 ditë në dispozicion që të mund të bëjë kontrolle plotësuese ose të kontaktojë personalisht me votuesit, transmeton Portalb.mk.

Nëse personat që do të jenë në listën e votuesve kontestues nuk do të paraqiten në afatin e paraparë, të njëjtët nuk do të shkruhen në Listën Zgjedhore, por do të kenë edhe një mundësi për paraqitje gjatë kohës së inspektimit publik të Listës Zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përfaqësuesit e katër partive politike do ta vëzhgojnë procesin dhe përderisa ndodhin parregullsi kanë të drejtë t’i paraqesin në KSHZ në afat prej 24 orëve.

Nikolla Todorov

Nikolla Todorov – VMRO-DPMNE

Përfaqësuesi i VMRO – DPMNE-së, në bisedimet për dalje nga kriza politike, Nikolla Todorov, shumica e votuesve që janë në listën kontestuese janë shqiptarë dhe sipas tij, janë votues në njësisë zgjedhore numër 6.

Në vazhdim ai ka deklaruar se po të ishin maqedonas këto votues, siç pretendon LSDM, atëherë VMRO – DPMNE në njësinë zgjedhore numër 6 do të kishte 18 deputetë ndërsa BDI dhe PDSH nga 1 ose 2 deputetë!

Ditë më parë, mediat njoftuan se ka pasur debate dhe polemika të ashpra rreth pastrimit të listës zgjedhore në mbledhjen që ka mbajtur sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abilaqim Ademi, me kryetarët e degëve dhe shefat e shtabeve zgjedhore të partisë.

SELIA BDI

Selia e BDI-së

Këtë e ka konfirmuar, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së Rafis Aliti, i cili ka thënë se brenda partisë ka shumë zëra që kundërshtojnë zhvendosjen e votuesve të diasporës në një listë të veçantë dhe shlyerjen e 40 mijë votuesve, përcjellë Portalb.mk.

Aliti ka thënë se pastrimin e Listës Zgjedhore duhet ta bëjë Ministria e Brendshme, për të mos lejuar që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’ua mohojë të drejtën e votës 40 mijë qytetarëve në mungesë të të dhënave personale për ta.

Por ndryshe nga Rafiz Aliti, zyrtarë të lartë të BDI-së kanë thënë disa herë publikisht se zhvendosja e votuesve të diasporës në listë të veçantë zgjedhore është çështje teknike, e madje janë shprehur të bindur se shqiptarët do të paraqiten për të konfirmuar të drejtën e tyre të votës në thirrjen publike të KSHZ-së për 40 mijë votuesit e kontestuar nga LSDM-ja.

Lëvizja Besa, ka akuzuar subjektin politik shqiptar në pushtet, BDI, se ajo është fajtori që të rrezikohet vota e mërgatës shqiptare, duke shtuar se është pritur të ndodhë pastrimi i votuesve që siç thonë ata, kanë shërbyer për manipulimin e rezultateve zgjedhore në të kaluarën nga partnerët qeveritarë, por tani “na doli që numri më i madh që rrezikohet të fshihet do të jenë pjesëtarët e mërgatës, sidomos shqiptarët”.

Bilall Kasami, Lëvizja Besa

Bilall Kasami, Lëvizja Besa

Në lidhje me temën e Listave Zgjedhore, Sela tha se assesi nuk u diskutua ajo që ishte më e rëndësishmja dhe që është në frymën e asaj në të cilën në këtë moment para foltores Bashkimi Demokratik për Integrim dhe të tjerë faktor politik për Marrëveshjen e Ohrit është Decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit.

“Si duket subjekti shqiptar në qeveri tashmë e di mirëfilli se për kë (nuk) do të votojë mërgata shqiptare kësaj radhe, andaj nuk përton që edhe me këso metoda të ulëta ta nënçmojë mërgimtarin shqiptar”, thanë nga Lëvizja BESA.

Sela: Nuk guxoni të fshini diasporën, ktheni vëmendjen te 330.558 votuesit e rrejshëm

Ziadin Sela

Ziadin Sela – LR-PDSH

Për rastin në fjalë, ditë më parë ka reaguar edhe kryetari i LR – PDSH-së, Ziadin Sela, duke bërë apel që të

respektohet Kushtetuta dhe duke akuzuar BDI-në se pa pikë turpi “fshinë nga e drejta e votës qytetarë shqiptarë këtu në Republikën e Maqedonisë”.

“Bëj apel që të respektohet Kushtetuta dhe në të njëjtën kohë parashtroj pyetje: Cili do jetë hapi i radhës me diasporën shqiptare? Do t’iu merret nënshtetësia dhe do t’u konfiskohet prona dhe do të kenë fatin e shqiptarëve në Çamëri. Për këtë do të duhet të përgjigjen liderët politik të cilët i thonë vetes udhëheqës të subjekteve politike shqiptare. Dhe nga ana tjetër pa pikë turpi u fshinë nga e drejta e votës qytetarë shqiptarë këtu në Republikën e Maqedonisë”, tha Sela.

Check Also

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 19 nëntor, sot dëshmuan ekspertë të MPB-së

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, …

Komentoni

%d bloggers like this: