Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Politikanët shqiptarë shprehin ngushëllime familjes për humbjen e jetës së Almir Aliu, 4 vjeçar nga Kumanova

Politikanët shqiptarë shprehin ngushëllime familjes për humbjen e jetës së Almir Aliu, 4 vjeçar nga Kumanova

Shkup, 1 qershor – Në rastin e fundit që tronditi banorët shqiptarë në Maqedoni nga vdekja e fëmijës 4-vjeçar i cili nuk mbijetoi plagëve të marra me veturë nga një shtetas maqedon, shumë politikanë e qytetarë në rrjetin social Facebook, kanë shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes, transmeton Zhurnal.mk

Agjencia e Lajmeve Zhurnal , më poshtë ua sjellim disa nga komentet nga politikanët në vend.

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela

#‎WhoIsAlmir4
“Ju kujtohet kur protestuam per rastin e familjes Zeqiri nga Radishani. Nqs keni HARRUAR, eshte rasti i asaj familjes qe ju bene turr me makine nga shtabi i VMRO- DPMNE-se. Ishim gjithsej njezet e ca. Sa dhjetra mijera jemi neper mitingje, sa mijera metra katror dhe sa shqiptar ne nje meter katrore ishim!? Jemi njezet e ca… Por Kush eshte Almiri? Ai nuk eshte nga Kumanova, por para se gjithash eshte nga Tirana dhe Prishtina. Jo seshte as nga Tirana e as nga Prishtina! Shikoni rreth e rrotull, e keni ne shtepite tuaja Almirin. Ne keto ore te vona ai flen, ata flejne… Mos e/i harroni, asnje cast.
#‎Mosharro”

**************************************************

Deputetja e BDI-së, Kaltrina Azizi

Me dhimbje të thellë dhe shumë keqardhje shpreh ngushëllime për familjen e të voglit Almir.
Në këtë Botë , Individët jo rrallë herë bien viktimë e veprave kriminogjene, të paskrupulta, jo ligjore dhe mbi të gjitha jo humane si kjo.
Zoti i faltë durimin familjes për humbjen e engjullit të vogël dhe e bëftë të tejkalueshme këtë sprovë të rëndë për ata.!

**************************************************

Anëtari i Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi

“O ZOTI YNË, NA FAL QË JEMI KËSHTU…

“Edhe në këtë natë të madhe të Kadrit, në vend të gëzimit, populli ynë lutjet po i përcjellë me dhimbje. O Zoti ynë, na fal edhe kur na vriten fëmijët 4 vjeçar dhe ne nuk guxojmë të ngrejmë zërin. Na fal edhe kur na rihet rinia rrugëve të kryeqytetit dhe ne nuk e prishim rehatinë e krijuar me kriminelët. Na fal që jemi kështu….”.

**************************************************

Deputeti i PDSH, Imer Aliu

“Në këtë Natë të Madhe të Kadrit lutjet tona shkojnë për familjen Aliu nga Kumanova për humbjen tragjike të jetës së njomë të vogëlushit Almirit. Zoti u’a faltë durimin!”

**************************************************

Nënkryetari i LR-PDSH-së Agon Ferati

“Në shenjë solidarizimi për humbjen e jetës së një fëmiju të vogël 4 vjeçar, që sapo kishte mësuar të thotë fjalët “mamë dhe babë”, u godit për vdekje nga një bandë shovenistësh për të cilët ska dyshime që gjenezën e kanë nga pushteti po i tillë por edhe më keq!

Të vendosim fotografinë e Almirit në FB dhe të ngrejmë zërin bashkërisht duke kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për kryerësin por edhe bashkëpunëtorët e kësaj vepre makabre, sa të dhimshme, aq edhe nxitëse dhe revoltuese. Ngelim me shpresë që gjatë ditës së nesërme dhe ditëve në vazhdim mediat nuk do të jenë kaq të heshtura dhe të pa interesuara sa ishin gjatë ditëve të kaluara, prej kur Almiri u shtrua në spital, e veçanërisht sot pasi u bë publik lajmi pikëllues!”

**************************************************

Dr. Ilir Hasani nga Kumanova

“Përderisa vaji dhe zija kanë rënë mbi çdo votër shqiptare, përderisa vrasja e Ëngjëllit Almir po zien në lotët tona, mediat maqedonase japin vetëm një lajm të vetëm të shpërndarë tri herë.
TMERRRR….”

**************************************************

Iljasa Salihu

Sërish në Kumanovë u takua gjaku me lotin. Si njëri ashtu edhe tjetri u derdhën në kopshtin e mbushur përplot urithë. Porse në këtë rast, ndjeshmëria e goditjes ishte tepër e lartë. Me paramendim, bisha që ndoshta ende mendon se drejtësia do të veprojë në të mirë të tij, shkeli një fëmijë që posa i kishte lënë mbrapa katër pranvera për ta fituar kështu një pranverë të përhershme dhe për të na treguar neve të rriturve se çmimi ndaj të mbushurve me urrejtje të panevojshme do të jetë shumë i shtrenjtë. Zoti e forcoftë familjen e Almirit të dashur, kurse vrasësit i dhëntë dënim të dhembshëm si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër!

**************************************************

Sekretari i LR-PDSH-se, Dr. Arben Taravari

Edhe unë jam Almiri!
#‎Almiri

**************************************************

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet neser, e shtunë.

© ZHURNAL.mk

Check Also

“Monstra”, dëshmi e ekspertëve për automjetet

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” ka vazhduar me prezantimin e ekspertizës së makinave që dyshohet …

Komentoni

%d bloggers like this: