Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shoqata / Pikniku Dibran 4 Shtator 2016 organizuar nga SHAD

Pikniku Dibran 4 Shtator 2016 organizuar nga SHAD

Vazhdojmë punën në shoqatë, kemi piknikun Dibran me 4 Shtator që ne kryesia bashkë me vullnetarët ka kohe si përgatitemi. Kemi rezervuar lejen tek parku më i mirë që në mendojmë plotëson kushtet për nevojat tona. Kemi punuar fort që të dali sa më i mire, kemi vendosur fëmijët në rendin e parë për argëtim, kemi porositur lodra dhe aktivitete pa fund që sa më shumë ata të kënaqen. Nëse ata do kënaqen, kur te ritën do të kujton atë dite dhe ndoshta te kthehen dhe vet ata të organizojnë për ne kur të plakemi. Sa më afër Dibrës, aq më afër ne! Shqiptarizimi fillon nga shtëpia, dashuria për Dibrën fillon nga vet prindërit Dibran! DHE Ne jemi dhe do mbesim shembulli më i mirë për ata! Ndërsa për ne prindërit nuk do të mungojnë qejfet tona 🙂 Si përfundim Zoti e bekoftë Amerikën!!!

ps: Informacioni i plot se shpejti… Si fillim ja një renditje pyetje-përgjigje:

  1. Ku dhe kur do te  mbahet pikniku Dibran?

Pikniku Dibran do te mbahet ne NJ me 4 Shtator, dite e Diel nga ora 9:ooAM deri ne oren 6:00PM

  1. Sa larg është Parku nga Staten Island?

Nga ura Outbridge Crosing, parku është larg vetëm 30 minuta.

  1. Sa kushton te marrim pjese me familjen ne piknikun Dibran?

Pikniku Dibran është PA PAGESE, FREE, GRATIS. Shoqata ka paguar rezervimin per 400 persona.

  1. Mund te sjellim ushqimin tone?

Patjeter, sepse nuk do te këtë shitje ushqimesh ne park, duhet te merrni ushim dhe pije freskuese.

  1. Është e lejueshme alkoholi ne park?

Po, shoqata ka rezervuar lejen për birra dhe verë.

  1. Mund te sjell karike dhe tavolina?

Po, është e lejueshme dhe ju rekomandojmë qe te merrni…

  1. Mund ta sjell BBQ/Grillin?

Po mundesh, por vetëm me qimir. BBQ/Grilli me gaz/plin është I ndaluar ne park.

  1. Cfar aktivitete sportive dhe argëtuese do te kemi atë dite?

Lojëra për fëmije, lojëra tradicionale dibrane, muzike si dhe sporte: basketboll, volleboll, futboll.

  1. Ka parku banja/wc/restroom?

Po, parku posedon 2 banja shumë pranë pjesës ku organizohet pikniku.

10. Dua ta paguaj anëtarësimin vjetor ne shoqate, sa kushton?

Sipas statutit anëtarësimi kushton 100$ ne vit, për familje.

11. Si mund te kontribuoj si sponzor ne aktivitetet e rradhes te Shoqates?

Shoqata funksionon ne baze te sponsoreve, jemi mirënjohjes për interesimin. Ju lutem kontaktoni kryetarin apo cilin do anëtar te shoqatës

12. Si mund te kontribuoj si vullnetar apo vullnetare?

Shoqata ka nevojë për vullnetare dhe çdo njeri nga ne ka aftesite e veta, Kontakto çdo njërin nga anëtaret e bordit drejtues dhe shpreh vullnetin për kontributin tuaj.

Gjithashtu atë dite te gjithë mundeni qe ti plotësoni formularët për regjistrimin e popullatës Dibrane këtu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ky është projekti i rradhes për SHAD-in.

Check Also

“ E Duam Dibrën – We Love Dibra”

Shoqata Atdhetare Dibra, anëtarët e kryesisë së saj, së bashku veprimtar të tjerë nga diaspora, …

Komentoni

%d bloggers like this: