Kujtese – 24 vite te shkuara : nje leter e DioGuardit drejtuar editorit te gazetes New York Times

0
410

Kujtese – 24 vite te shkuara : nje leter e DioGuardit drejtuar editorit te gazetes New York Times

 

July 6th, 2016

 
DioGuardi:Ju thoni se se problemi i vetëm është kundërshtimi grek ndaj përdorimit të emrit “Maqedoni” nga vendi i ri. Ky është relativisht problem i vogël. Problem shumë më i madh është të bindet Qeveria Sllave e Maqedonisë që të njoh të drejtat e plota civile dhe politike të popullsisë shqiptare të atij vendi. Kur kjo të arritet, problemi i mbetur i emrit mund të zgjidhet thjesht duke e riemëruar republikën Iliria, emri antik për tokën e shqiptarëve, popullit të parë autoktonë të Ballkanit./….

New York Times EDITORIALI/LETRAT E DIEL, 12 PRILL, 1992/

Popullata Shqiptare/

Letër Redaktorit: “Dy Maqedonitë” (editorial, 5 Prill) shpërfill një çështje kryesore të pazgjidhur në njohjen e një republike të pavarur maqedone, çfarëdo që mund të quhet./

Pothuajse një milion shqiptarë etnik përbëjnë 40 përqind të popullsisë së ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Meqë pjesa tjetër prej 60 përqind janë të ndarë në mes të grekëve, bullgarëve, serbëve dhe “muslimanëve,” shqiptarët mund të jenë grupi më i madh etnik në vend.

Ligji i zgjedhjeve i 1990, fatkeqësisht, i ndau zonat zgjedhore në mënyrë që vetëm 23 nga 120 vende në Parlament të jenë për shqiptarët etnikë. Ata gjithashtu mbajnë vetëm 3 nga 22 portfoliot e qeverisë.

Të frustruar nga kjo politikë e nënpërfaqësimit të qëllimshëm, dy partitë shqiptare të Maqedonisë miratuan një platform të përbashkët në Tetovë me datën 21 të dhjetorit të kaluar. Platforma i bëri thirrje Komunitetit Evropian që mos ta njihte pavarësinë maqedonase për shkak të dështimit të qeverisë së saj që të përmbush standardet e Komisionit Evropian mbi të drejtat civile dhe njerëzore për njohje.

Diskriminimi politik gjithashtu ka përgaditur regjistrimin e popullsisë së vitit 1991 në mënyrë që ti numëronte më pak shqiptarë se sa numri i plotë i tyre, ka urdhëruar përdorimin e alfabetit cirilik (shqiptarët përdorin alfabetin romak) dhe ka hedhur poshtë një propozim shqiptar pë deklarimin e statusit të barabartë për të gjithë qytetarët.

Me 11-12 janar, shqiptarët votuan me shumicë dërrmuese që të bëhen krahinë autonome vetëqeverisëse brenda Republikë së re të Maqedonisë. Rezultatet e këtij referendumi janë injoruar nga autoritetet maqedonase.

Ju thoni se se problemi i vetëm është kundërshtimi grek ndaj përdorimit të emrit “Maqedoni” nga vendi i ri. Ky është relativisht problem i vogël. Problem shumë më i madh është të bindet Qeveria Sllave e Maqedonisë që të njoh të drejtat e plota civile dhe politike të popullsisë shqiptare të atij vendi. Kur kjo të arritet, problemi i mbetur i emrit mund të zgjidhet thjesht duke e riemëruar republikën Iliria, emri antik për tokën e shqiptarëve, popullit të parë autoktonë të Ballkanit.

Shkruar nga:

JOSEPH J. DIOGUARDI, President

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Rye, N.Y., 6 Prill, 1992.

* Letren e dergoi per Diellin te perkthyer ne gjuhen shqipe Luan Mazreku, Missouri, USA

NO COMMENTS

Leave a Reply