Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / Gulen akuzon Erdoganin për grusht shtet të inskenuar

Gulen akuzon Erdoganin për grusht shtet të inskenuar

Gulen akuzon Erdoganin për grusht shtet të inskenuar

MË: 16 KORRIK 2016 NË ORA: 22:53

Kleriku mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, ndjekësit e të cilit Turqia i fajëson për grusht shtetin që dështoi, ka thënë se tentimi për rrëzimin e Erdoganit mund të ketë qenë një skenar i montuar, ndërsa i ka bërë thirrje popullit turk të mos e shikojë intervenimin ushtarak për shtypjen e grusht shtetit si pozitive.

“Ka një shans të vogël, ka mundësi që kjo mund të ketë qenë një grusht shtet me skenar. Kjo mund të jetë e destinuar për akuzat gjyqësore dhe shoqatat”, iu ka thënë Gulen gazetarëve, raporton Reuters.

Gulen është shprehur se demokracia nuk mund të arrihet përmes aksioneve ushtarake. Ai e kritikoi presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan dhe qeverisjen e tij.

“Siç duket ata nuk kanë tolerancë për asnjë lëvizje, asnjë grup, asnjë organizatë që nuk është nën kontrollin e tyre të plotë”, ka thënë ai.

Check Also

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët!

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që …

Komentoni

%d bloggers like this: