Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Bota / Gjykata: Inva Mula e pafajshme

Gjykata: Inva Mula e pafajshme

Gjykata: Inva Mula e pafajshme
July 2, 2016

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka dhënë pafajësinë për sopranon me famë botërore, Inva Mula. E akuzuar për plagjiaturë dhe e gjendur përballë një padie penale për shkelje të të drejtave të autorit, gjykata është deklaruar në favor të saj.

Këngëtarja e famshme ishte në gjyq me kameramanin Fatmir Çepani, i cili ka filmuar rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Ky i fundit pretendonte se sopranoja i kishte shkelur të drejtën e autorit kur kishte përdorur sekuencën e rrëzimit të bustit të diktatorit në klipin e këngës së saj, “Dhuratë për ditëlindje”.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, të shpallur në 22 qershor në Dhomën Penale të Gjykatës së kryeqytetit, vlerësohej se në veprimet e së akuzuarës Inva Mula nuk ekzistonin elemente të veprës penale për të cilën ishte akuzuar dhe të asnjë lloj vepre tjetër penale.

Check Also

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët!

“Rilindja” e Edi Ramës, për një Shqipëri tjeter, ka dështuar! Nuk është kjo Shqipëria që …

Komentoni

%d bloggers like this: