Cilët, janë 5 flamujt më vjetër të vendeve në Botë!

0
645
Cilët, janë 5 flamujt më vjetër të vendeve në Botë!
Beqir SINA – New York
Flamuri ynë – flamuri i Shqipërisë, është një ndër më të vjetërit në botë, ai daton qysh në vitin 1443 pas erës së re – pas Krishtit
 
Flag_of_Albania_1024x1024.png


NEW YORK : Një revistë, në Shtetet e Bashkuara, e cila pretendon se ka zbuluar 5 flamujtë më të vjetër të botës, ka renditur në mesin e tyre, edhe Flamurin e Shqipërisë. Atë që ne shqiptarët e quajmë dhe e njohim si flamurin më të bukur në botë, pra, flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena. Është, Simon Villenuevue, i cili ka shkruar për portalin www.patriotwood.com, këtë shkrim duke sqaruar simbas tij, se “Për shumicën e vendeve, data kur u miratua flamuri i tyre, është më se e qartë, por ka edhe vende që për të tjerët, që çështja e Flamurit të tyre, ende është e diskutueshme.”
 Data e saktë, ose viti i miratimit të flamurit të secilit vend apo adoptimit të panjohur, të tij, shkruan Villenueve,  mund të debatohet mbi ndryshimet që kan ndodhur, për shkak të dizajnit, apo datimit të tyre, përshtaur me ngjarje historike, ideologjike e tjera, për çdo vend në botë,  por nga kërkimet tona, insiston në shkrimin e tij Simon Villenuevue, këta janë pesë flamujt më të vjetër të këtyre vendeve të botës.
 
Flamuri më i vjëtër në botë simbas kërkimeve të tij konsistonë në atë se është ai i Skocisë, Scotland – i miratuar në vitin 832 pas erës së re – Krishtit
Flamuri i Skocisë “lindi” në vitin 832 pas Krishtit. Gjatë një betejë  ku luftuan të gjitha moshat easaj kohe. Ai është e njohur si flamurin më i vjetër edhe i Europës. Shpesh, herë ai është i referuar si Flamuri i Skocisë, i thirur ndryshe “Saltire Saltire” ose “Kryqi i Shën Andreas”. Flamuri i Skocisë, që përdoret edhe sot, ka një sfond të kaltërt. Ai është simbol i një projektimit, i cili është e guximshm dhe unik, me një fushë të thjeshtë në blu dhe të bardhë, – i thirur Saltire.
Sipas traditës, Saint Andrew, është menduar të ketë qenë kryqëzuar në një kryq në atë formë. Kryqi i Shën Andrew ishte i vendosur edhe në veshjet ushtarake të asaj kohe, si një simbol për kapelet – barsolinat, në Skoci në ditën e festës së Shën Andreas.
 
Flamuri i Austrisë  – i miratuar  në vitin 1230 pas Krishtit
Flamuri i Austrisë, rreflekton me tre vija të trasha horizontalisht – tre vija të barabarta të kuqe, të bardhë dhe të kuqe, përsëri. Historikisht, dizajni i tij është i bazuar rreth stemës së dinastisë Babenberg, dhe në fillim flamuri ishte portokalli-bardhë-blu, por më vonë vija portokalli dhe blu u bë e bardhë dhe e kuqe.
Sipas një legjende, asutriake, flamuri i tyre u shpik nga Duka Leopold V i Austrisë, si pasojë e luftimeve të tij gjatë rrethimit të Akrës  – 1189-1191. Pas një beteje të ashpër, surcoatët – luftëtarët e tij veshur në të bardhë u përmbytën tërësisht në gjak. Kur, Duka Leopold V i Austrisë, pa një ushtar të tij të vrarë , pa se rrobat nën të(këmisha e bardhë) ishte e habitshme e pa njollosur, pra në të bardhë, duke zbuluar kombinimin e ngjyrave, e kuqe-bardhë-kuqe, mbi veshjen e luftëtarve. Kështu, ky flamur është marrë më pas edhe si pamje njëjtë e miratuar mbi ngjyrat dhe skemën si flamur të Austrisë.
Edhe pse Flamuri austriak ishte ndër veprat e para në vitin 1105, nuk ishte miratuar i tillë si Flamuri i Austrisë, zyrtarisht deri në vitin 1230 pas Krishtit.
Flamuri i Latvia në vitin 1280 pas Krishtit
Një nga flamujt më të vjetër në botë, llogaritet edhe Flamuri i Letonis i cili për herë të parë  është përmendur në kronikat mesjetare, të quajtura  Kronikë në Livonia në 1280. Kronika përmend një standard flamuri me ngjyrë të kuqe(vishnje) me një shirit të bardhë, duke u përdorur nga fiset letone.
Sipas, obesrvatorit lituan” LatvianHistory.com “, kur udhëheqësit e fisit të lashtë të Letonisë Semigallian, udhëhehoqën sulmin e tyre kundër Teutonic Crusader për të kontrolluar Rigën – të kontrolluar në atë kohë nga gjermanët, ushtarët Latgalian nga Cesis, erdhën për të mbështetur kryqtarët. Tek Latgaliansit erdhi një ushtri me flamur me ngjyrë të kuqe-bardhë-kuq, që kronistët e kan quajtur ‘Flamurin e Letts “.
Një legjendë tjetër i referohet një kryefisi të plagosur për vdekje i Letonisë, kryetari  një fisi Lituan i cili kishte me vete një fletë të bardhë. Pjesa e fletës në të cilën duket edhe sot ka mbetur e bardhë, por të dy skajet e saj ishin të lyer në gjakun e tij me njolla. Gjatë betejës së ardhshme fletët përgjakur janë përdorur si një flamur. , Sipas legjendës në këtë kohë luftëtarët letonë ishin të suksesshme dhe çuan armikun larg tokave të tyre.
Flamuri i Danimarkës  i miratuar më 1307 ose më herët!
I njohur si Flamuri ‘Dannebrog’ ose “cohe daneze”, në Danimarkë, dizajni aktual i tij është mbi një kryq të bardhë , krakteristik të vendeve skandinave në një sfond të kuq. I cili ishte zyrtarisht në vitn 1307 pas Krishtit, ose miratuar më parë si Flamuri i Danimarkës. Ai gjithashtu mban dhe një rekord në librin e rekordeve “ World Record Guinness”, për flamurin më të vjetër kombëtar, i cili përdoret vazhdimisht, edhe sot e kësaj dite pa asnjë ndryshim qysh nga miratimi i tij me 1307.
Sipas legjendës, flamuri danez erdhi në posedim të Lyndanisse gjatë betejës në vitin 1219. Danezët ishin në një kryqëzatë të dështuar në Estoni, por pas asaj, duke iu lutur Perëndisë,  flamuri i tyre ra nga qielli, thuhet në legjendë . Pas kësaj ngjarjeje, Mbreti i Danimarkës Valdemar II shkoi për të mposhtur estonezët. Përdorimi i parë i flamurit është regjistruar të shfaqet në më pak se 100 vjet më vonë. Kjo legjendë nuk ka rekord historik ose faktike, edhe pse shumë historian i referohen atj ngaqë mendojnë të jetë e vërtetë.
Burimet tregojnë se ndërsa Danimarka, nuk ishte pjesë e Perandorisë Romake, e cila megjithse mante një flamur të ngjashm dhe të përdorura nga Perandoria Romake, por që do të përfaqësontefiset dhe krahinat e saj, si kryqi i bardhë, i cili është simbol i krishterimit. Dizajni i Kryqit të Bardhë, u miratuar më pas edhe nga vendet e tjera nordike: të tilla si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda.
Flamuri i Shqipërisë ka lindur në vitin 1443 pas erës së re – pas Krishtit
Flamuri i Shqipërisë, shkruan autori i këtij studimi mbi vjetërsinë e flamurëve , Simon Villeneuve përbëhet nga një fushë të kuqe (në sfond) me një shqiponjë të zezë dykrenore në qendër të saj. I paraqitur për her të parë si flamuri i Shqipërisë, simbas kronikanëve më 28 nëntor, 1443, kur Skënderbeu  – Gjergj Kastrioti ,  Heroi Kombëtar i Shqipërisë, me ushtarët e tij, e ngritën atë Flamur mbi kalanë e Krujës, në kundërshtim të hapur me sunduesit  turq në vendin e shqiponjave. Dizajni i këtij flamuri, është unik, thotë ai mbasi ështët me një shqiponjë, me dy koka, dhe mendohet të ishte huazuar në atë periudhë nga Perandoria Bizantine.
Simboli i shqiponjës me dy koka u ri-përdorur, më vonë deri në ditët tona, nga nacionalistët shqiptarë gjatë fundit të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, si një simbol i fushatës së tyre për pavarësinë e vendit të tyre nga Perandoria Osmane. Më 28 nëntor 1912, Deklarata e Pavarësisë shqiptare u shpall, dhe flamuri u miratua zyrtarisht , pra “I kuq, në sfond me shqiponjën e zezë me dy krena”.

NO COMMENTS

Leave a Reply