Ceremoni përkujtimore në Toronto, ndërsa varrimi në Shqipëri

0
559
Ceremoni përkujtimore për bashkatdhetarët, që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, në Toronto, ndërsa varrimi në Shqipëri
Ceremoni përkujtimore për bashkatdhetarët, që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, në Toronto, ndërsa varrimi në Shqipëri

TORONTO – KANADA Ditën e martë, më 12 korrrik, prej orës 3 deri në 6 pasdite, do të mbahet një ceremoni përkujtimore për  bashkatdhetaret tanë që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik : Xhemile Vokshi, Valbona Vokshi dhe Isabela Kuci, nënë-vajzë-mbesë, njoftonë Televizioni i komunitit shqiptar “Pasqyra” nga  Toronto – Kanada.
Ceremoni përkujtimore për tri jetë , që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, mbahet në adresën: Lynett Funeral Home 3299 Dundas Street West, Toronto – Kanada.
Televizionit “Pasqyra”, nga Toronto, duke shprehur edhe ngushëllimin e tyre “I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, thotë se ndërsa, ceremonia përkujtimore mbahet në Toronto, varrimi i tyre do të bëhet në Shqipëri.
Aksident tragjik në Kanada, vdesin tre jetë, shqiptare të një familje
Tre gjenerata nga një familje shqiptare humbën jetën në një aksident tragjik në Kanada, më 28 Qershor, ditën e Premte. Viktimat janë Xhemile Vokshi 55 vjeçe, vajza e saj Valbona Vokshi 35 vjeçe dhe e mitura Isabela Kuçi 5 vjeç.
Gjatë këtij aksidenti, një aksident masiv ky i ndodhur në periferi të qytetit Toronto në Kanada, simbas njoftimeve u përfshinë 18 mjete.
Mësohet se automjeti në të cilin ndodheshin viktimat, është përfshirë nga flakët, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme, gjyshes, vajzës dhe mbesës.
Lajmi për vdekjen e e familjes shqiptare, në Kanada, u konfirmuan bashkëatdhetarët, nga një mike e familjes Katerina Seitaj, e cila u shpreh e hidhëruar për çfarë kishte ndodhur.
Motra e Valbonës, Blerta dhe djali i saj 2- vjeçar ndodheshin në një makinë tjetër e cila gjithashtu u përfshi në aksident, por fatmirësisht shpëtuan me lëndime të lehta.
Valbona kishte emigruar në Kanada në moshën 20- vjeçare dhe për shumë vite kishte punuar në një restorant bashkë me prindërit dhe motrën e saj.
Menjëherë, pas këti aksidenti tragjik miq dhe të afërm të viktimave kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në GoFundMe.com, për të përballuar shpenzimet e funeralit./ Beqir Sina/

NO COMMENTS

Leave a Reply