Tuesday , November 13 2018
Home / Sport / Atletja shqiptare, Luiza Gega shpallet nënkampione e Evropës

Atletja shqiptare, Luiza Gega shpallet nënkampione e Evropës

Atletja shqiptare Luiza Gega ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam të Holandës.

Gega u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra, pasi e ndali kronometrin në kohën 9:28.52 duke thyer me rreth 4 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë, pasi ka përmirësuar kohën që ajo vetë kishte vendosur më parë me kohën 9.31.

Kjo ishte hera e tretë që Luiza Gega provon të zhvillojë një garë të tillë shpejtësie dhe rezistence njëkohësisht, pas Golden Ligës së zhvilluar në Paris dhe kampionatit kombëtar në Shqipëri, shkruan shekulli.

Gjithsesi atletja shqiptare arriti të kalojë finishin e dyta pas kampiones së Europës, gjermane Krause. Luiza Gega do të marrë pjesë edhe në lojërat olimpike të Rios që do të zhvillohen në gusht të këtij viti, në garën e 3000 metrave me pengesa.  /klankosova.tv

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

Komentoni

%d bloggers like this: