Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Ambasadoria e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija priti humanisten dhe aktivisten e dalluar Albana Krasniqi

Ambasadoria e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija priti humanisten dhe aktivisten e dalluar Albana Krasniqi

Ambasadoria e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija priti humanisten dhe aktivisten e dalluar Albana Krasniqi

Beqir SINA – New York

Mësohet se në këtë takim u disktua gjerësisht dhe në frymëm një bashkëpunimi të ndërsjelltë për rritjen e ndihmave, për fëmijët e Kosovës të lindur me problemet e zemrës, mes Konsullatës së Kosovës dhe projektit “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY

Mahattan– Nju Jork: Me punën e madhe vullnetare, që po bënë gjatë kësaj periudhe dhe një ish refugjate e kohës së luftës në Kosovë, Albana Krasniqi, si kordinatore me fëmijët nga Kosova, dhe pas përcaktimit korrekt të diagnozës, nga mjekët në Kosovë , dhe dy zyrat e Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Prishtinë dhe Gjakovë, kan shpëtuar dhjetra fëmijë , duke kryer operacione të vështira në klinikat e spitaleve amerikane.

Albana Krasniqi – e cila është Koordinatorja për shqiptarët nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY, u takua, dje me Ambasadoren e Kosovës Teuta Sahatqiu, Konsulle e Përgjithshme e R. Kosovës në New York. në një takim ku mori pjesë edhe konsulli Fatmir Zajmi – i cili ka pasur vazhdimisht një lidhje të mirë me komunitetin shqiptarë.

Mësohet se në këtë takim u disktua gjerësisht dhe në frymëm një bashkëpunimi të ndërsjelltë për rritjen e ndihmave, për fëmijët e Kosovës, të lindur këta me problemet e zemrës, mes Konsullatës së Kosovës dhe projektit “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY.

‘Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, thotë aktivistja e njohur Albana Krasniqi, ka qenë në përkrahje të programit tonë, që nga fillimi për çka unë dhe organizata jonë jemi shume falenderues,” tha, ajo, duke shtuar se “ edhe takimi me Ambasadoren e re Znj. Sahatqija, u bë në të njëjtën frymë dhe ajo ishte shumë e interesuar dhe shprehu përkrahjen e saj për këtë program human Dhurata e Jetës” tha Krasniqi.

Aktivistja dhe humanistja e daalluar Albana Krasniqi – duke folur për takimin në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, na tha se gjatë takimit me Ambasadoren Sahatqija, dhe konsullin Zajmi, ata kan biseduar për të gjithë hollësitë, për historikun e këtij programi, sfidat dhe sukseset, si dhe kan trajtuar së bashku në hollësi disa ide të cilat shkojnë për të ndihmuar fëmijët nga Kosova.

“Unë pata rastin për të informuar diplomatët e Kosovës, theksojë Krasniqi, për pregaditjet në zhvillim për misionin e ri, i cili do të realizohet gjatë javës së tretë të këtij muaji – Korrikut, në Kosovë. Diplomatët nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, edhe një herë e potencuan nevojën që ka sektori i shëndetësis në Kosovë për këtë program. Prandaj unë jam shumë e kënaqur nga ky takim dhe e konsideroj takimin tonë si shumë pozitiv dhe të sukseshëm”.

Në këtë kontekst , Krasniqi, pohonë se gadishmëria e Ambasadores për ta ndihmuar realizimin e këtij programi – është pa reserve dhe në të gjitha aspektet e mundshme duke filluar, që nga mbledhja e të dhënave, lidhja me komunitetin tonë, komunikimi me institucionet përkatëse në Kosovë, dhe në aspekte të tjera.

Deri tani projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY, ka sjellë nga Kosova dhe Shqipëria mbi 50 fëmijë, me probleme në zemër. Ata mendojnë se shumë shpejt, do ta zgjerojnë këtë lloj ndihme edhe me fëmijët në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Kjo veprimtari vjen mbi të gjitha falë programit që praktikon në të gjithë botën me fëmijët e sëmurë me problemet e zemrës, Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Bronks – New York, me donacionet e organizatave dhe të individve, filantrop dhe bamirësë të njohur , që kan bërë të mundur sjelljen e dhjetëra fëmijëve nga Kosova dhe Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për intervenime të vështira në zemër dhe kurimin e tyre.

Për sjelljen e fëmijëve të sëmurë nga zemra në Kosovë, është arritur edhe me ndihmën e autoriteteve në Kosovë, drejtuesve të Klubit Rotary – Dhurata e Jetës, në Prishtinë, si dhe Ministrisë të Shëndetësisë, në Qeverinë e Kosovës.

Të gjithë fëmijët që janë kuruara në SHBA, janë kthyer në shtëpit e tyre në Kosovë, me një “zemër të dhuruar”, mbasi kan kaluar me sukses të plotë operacionin me ndihmën e Rotary Club “Gift of Life” dhe të shqiptarëve të Amerikës si kujdestar që jan treguar, thotë Albana Krasniqi Koordinatorja për shqiptarët nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY.

Check Also

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe …

Komentoni

%d bloggers like this: