84 të vrarë, 188 të lënduar nga sulmi në Francë dhe 48 nën kujdes intensiv

0
426

84 të vrarë, 188 të lënduar nga sulmi në Francë dhe 48 nën kujdes intensiv

MË: 15 KORRIK 2016 NË ORA: 01:22FOTO GALERI

TragjediaFranca u godit sërish, por jo përmes sulmeve kamikaze apo shpërthimit të eksplozivitPolicia shkëmbeu zjarr me drejtuesin e kamionit, për të cilin thotë se e ka ekzekutuar
(E plotësuar) 188 të plagosur, 48 prej tyre nën kujdes intensiv, është bilanci i fundit i të mbijetuarve të sulmit terrorist me kamion, ku 31 vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, goditi qëllimisht njerëz të pafajshëm në qytetin Nice të Francës.

Këto deklarime i dhanë zyrtarë francezë, ku thanë se të gjithë këta të plagosur, janë duke u trajtuar me kujdes të veçant në spital.

Edhe Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi më herët se 50 persona janë në mes jetës dhe vdekjes.

***

?84 të vdekur, fillon identifikimi i viktimave, dy amerikanë

Mohamed Lahouaiej – Bouhlel, 31 vjeçar është sulmuesi i cili la të vdekur 84 persona në Nice të Francës.

Bëhet e ditur se Mohamed Bouhlal i përket një familjeje që banon në Msakin pranë qytetit të Sousse, shkruan BBC.

Burime të BBC-së bëjnë të ditur se prindërit e tij janë të divorcuar dhe jetojnë në Francë.

Sipas këtyre burimeve, Muhamed kohëve të fundit ka vizituar shpesh Tunizinë, ku për herë të fundit kishte qenë para tetë muajve, transmeton KosovaPress.

31 vjeçari thuhet se ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë, ndërsa ai nuk është i njohur nga autoritetet tuniziane për përfshirje në ndonjë aktivitet terrorist.

Por, për autoritetet ai ishte i njohur për drogë dhe vepra të tjera të lidhura me alkool.

Qeveria tuniziane në reagimin e saj e ka dënuar sulmin në Francë, duke thënë se mbështet çdo masë në luftën kundër terrorizmit.

***

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur që në mesin e viktimave të sulmit në Francë, janë identifikuar dy qytetarë amerikanë.

John Kirby nga DASH ka konfirmuar vdekjen e dy amerikanëve, shkruan Reuters.

Hetuesit po vazhdojnë hetimet edhe më tej, në identifikimin e viktimave të sulmit, nga i cili humbën jetën 84 njerëz.

ImageFOTO GALERI
Tmerr dhe terror në Francë. Kamioni hyri mes turmës në Nice, 84 të vdekur

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

ImageFOTO GALERI

Pikërisht mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

***

Të paktën 84 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si pasojë e kamionit që hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices, Francë.

Sulmi ndodhi mbrëmë në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

ImageFOTO GALERI

Sebastien Humbert, prefekti i zonës tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Ndërsa momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Pikërisht mesditën e së enjtes, presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

Francë: Kamioni godet turmën – mbi 60 të vdekur

Ajo që nuk ndodhi gjatë një muaji të Europianit të futbollit, ndodhi në përmbyllje të festës kombëtare dhe ditën kur Presidenti François Hollande deklaroi së shpejti do të hiqej gjendja e jashtëzakonshme.

Franca u godit sërish, por jo përmes sulmeve kamikaze apo shpërthimit të eksplozivit. Një kamion hyri mes turmës së njerëzve në një nga zonat më të frekuentuara, në bulevardin kryesor në Nice.

Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Basitjës në qytetin jugor francez të Nices. Incidenti ndodhi në bulevardin kryesor të këtij qyteti, “Promenade des Anglais”, buzë detit gjatë lëshimit të fishekzjarrëve.

Autoritetet flasin për të paktën 70 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur, ndërsa bilanci i viktimave ndryshon nga momenti ne moment. Sipas dëshmitarëve, nga kamioni që shtypi njerëzit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Policia shkëmbeu zjarr me drejtuesin e kamionit, për të cilin thotë se e ka ekzekutuar. Zyrtarët janë të kujdesshëm dhe deri më tani ngjarjen e kanë cilësuar si sulm, por nuk përmendin fjalën terrorizëm edhe pse dyshimet të çojnë aty.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 60 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Policia raportoi se ka qëlluar për vdekje drejtuesin e kamionit

Disa video në rrjete sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz të cilët vrapojnë dhe bërtasin duke kërkuar ndihmë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për skena horroi dhe se zona është e mbuluar e tëra me gjak.

Pamjet që vijnë nga rrugët e Nices janë vërtet të rënda.

NO COMMENTS

Leave a Reply