Saturday , October 20 2018
Home / Medicina / Zbulohen antitrupat që neutralizojnë virusin Zika

Zbulohen antitrupat që neutralizojnë virusin Zika

Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimit të një vaksine kundër këtij virusi që shkakton dëmtime cerebrale tek fetusi.

“Në studimet e zhvilluara në laboratorë, antitrupat mundësuan neutralizimin e Zikas dhe njëkohësisht të virusit etheve tropikale”, treguan shkencëtarët për revistën shkencore “Nature”.

“Ky zbulim mund të harpë rrugën për krijimin e një vaksine universale që mbron njëkohësisht kundër të dyja sëmundjeve”, theksuan shkencëtarët.

Virusi “Zika” sulmon gratë shtatzëna dhe prek fetusin, duke i deformuar ata.

Simptomat janë këto:

• Një në pesë persona të prekur nga virusi është i sëmurë me grip,
• Sëmundja me grip është e lehtë dhe zgjatë deri në një javë,
• Të prekurit kanë skuqje, ethe, shenja në lëkurë, dhembje trupi (plogështi) dhe skuqje të syve që zgjasin disa ditë,
• Nuk paraqitet me sëmundje të rëndë, që rehabilitohet në spital

Tretmani është ky:

• Shmangni udhëtimet në Afrikë,
• Ruhuni nga pickimet e mushkonjave, sepse java e parë e virusit në trup është në gjak dhe mund të transportohet nga mushkonjat,
• Pini lëngje më shumë,
• Mund të përdorni ilaçe si Acetaminophen ose paracetamol

Check Also

Aparat i ri për transplantimin e mëlçisë

Edhe pse transplantime të mëlçisë janë kryer që nga viti 1963, ky mbetet një operacion …

Komentoni

%d bloggers like this: