Vrasja e biznesmenit, Burreli qëlloi Jani Voglin pas masakrës

0
285

Policia e Qipros pas përfundimit të autopsisë dhe hetimeve të deritanishme, ka zbuluar detaje të reja për atentatin me katër viktima, ku shënjestra kryesore ishte një biznesmen.

Nga rindërtimi i ngjarjes, mendohet se Aleks Burreli, 48 vjeç dhe Jai Vogli, 41 vjeç kishin ardhur nga Shqipëria për të ekzekutuar me pagesë biznesmenin, Fano Kalopsidioti. Mendohet se Burreli dhe Jani qëlluan ndaj biznesmenit në një restorant në momentin që në tavolinë me të ndodheshin dhe dy policë.

Nga informacionet e marrë nga Interol, dy vrasësit me pagesë kanë udhëtuar nga Tiranë për në Stamboll më 7 maj. Prej andej kanë udhëtuar për në Qipro një ditë më pas. Gjatë qëndrimit në Qipro ata janë takuar me porositësin e vrasjes dhe duke ndjekur më pas shënjestrën e tyre.

Si ndodhi ekzekutimi?
Raporti i policisë thotë se Jani Vogli dhe Aleks Burreli kanë hapur zjarr në drejtim të tavolinë ku ishte ulur biznesmeni bashkë me çiftin e policëve.

Deri tani policia ka gjetur vetëm një kallashnikov që është përdorur në atentat. Nga autopsia doli se Kalopsidioti kishte marrë 12 plumba në të gjithë pjesë e trupit.

Ndërsa enigmë mbetet vrasja e Voglit, pasi rezulton se dy policët nuk i kanë përdorur armët e tyre. Shqiptari rezulton se ka marrë një plumb në gjoks duke i sjellë atij vdekje të menjëhershme. Atij i është gjetur dhe kokainë.

Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se, Burreli pas vrasjes është larguar duke çaluar. Policia dyshon se Vogli është vrarë nga shoku i tij Aleks Burreli. Kjo priret të qartësohet pas analizës balistike të armës.

Policia gjithashtu ka dyshime se Burreli mund të ekzekutohet për t’i mbyllur gojën dhe për këtë arsye po punojnë për kapjen sa më shpejt të tij. Sipas policisë vrasja e tij do të bën më pas të pamundur zbardhjen e ngjarjes.

Biznesmeni Kalapsidioti ishe pronar i disa klubeve të natë dhe “lufta” me konkurrentë mendohet se është bërë shkak për vrasjen e tij.

NO COMMENTS

Leave a Reply