Tuesday , October 23 2018
Home / Receta / Tortë e thekur me gjizë e tartare dhe zarzavate vere

Tortë e thekur me gjizë e tartare dhe zarzavate vere

Përbërësit:

▪ 500gr gjizë
▪ 10 ullinj pa bërthamë
▪ 5/6 degë nga gjethet e trumzës
▪ 4 lugë gjelle me djathë Parmigiano të grirë
▪ 2 vezë të mëdha ose 3 të vogla
▪ 3 domate të pjekura të forta
▪ 1 kastravec i vogël
▪ 3 qepë të njoma
▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 2 lugë gjelle uthull balsamike
▪ lëngu i ½ limoni
▪ kripë, piper

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180°. Heqim gjethet e trumzës nga degët, ndajmë ullinjtë në rrathë të vegjël.
Në një tas përziejmë gjizën, gjethet e trumzës, rrathët e ullinjve, Parmigianon dhe vezët.

Pasi i përziejmë mirë, i hedhim te tava e lyer më parë me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë për afro 35 minuta ose derisa të ketë marrë ngjyrë.

Ndërkohë, përgatisim tartar me zarzavatet: domatet e lara i ndajmë në kubikë të vegjël, po kështu edhe kastravecët e qëruar. Qërojmë qepët dhe i presim edhe ato në kubikë. I hedhim të gjitha në një tas dhe i spërkasim me vaj ulliri, lëngun e limonit dhe uthull balsamike. E rregullojmë për kripë e piper. E lëmë të pushojë në vend të freskët.

Kur torta të jetë pjekur, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti, e heqim nga tava dhe i hedhim sipër tartaren e përgatitur më parë.

E shërbejmë të prerë në copa

Check Also

Byrek me presh – Balkanweb.com

NGA ZONJA KATERINAPërbërësit 1.2 kg presh1 filxhan qumësht150-200 gr djathë të bardhë2-3 kokrra vezë3 lgj …

Komentoni

%d bloggers like this: