Friday , October 19 2018
Home / Kuriozitete / Si do të jetë bota në vitin 2050?

Si do të jetë bota në vitin 2050?

Çfarë do të ndodhë me botën deri në vitin 2050? Si do të ndryshojë ajo? A do të gjenden shenja të reja jete në univers? A do të ketë një luftë të re?

Këto janë një pjesë e pyetjeve të cilat që prej vitit 2010, “YouGov” ia bën britanikëve.

Janë gjithsej 26 pyetje që bëhen çdo vit për të ditur mendimin e njerëzve, sesi do të jetë bota në vitin 2050.

Për këtë vit, sipas 52 për qind të britanikëve, Monarkia nuk do të ekzistojë më 2050. Gjithashtu, rreth 43 për qind e tyre mendon se do të jetë e mundur gjetja shenjave të reja të jetës nga ana e alienëve.

Sipas 65 për qind të të anketuarve, në vitin 2050 televizorët do të shikohen vetëm në dimensionin 3D, ndërsa brenda vitit 2050 pritet që astronautët do të ulen në Mars dhe nuk do të ketë më gazeta në formatin të shtypur.

E, nëse në vitin 2010, 53 për qind e njerëzve mendonte se do të kishte një luftë tjetër, në vitin 2016 vetëm 39 për qind vijon te jetë e këtij mendimi.

Check Also

Nuk e njihni dot, këngëtari shqiptar maskohet si lypës në rrugët e Tiranës, shtanget nga reagimi i njerzve

Ai ka bërë ditët e fundit një eksperiment social në rrugët e Tiranës teksa është …

Komentoni

%d bloggers like this: