Friday , October 19 2018
Home / Sport / Shqiptarët e Amerikës, sjellin atmosferën e jashtëzakonshme kuq e zi nga Franca!

Shqiptarët e Amerikës, sjellin atmosferën e jashtëzakonshme kuq e zi nga Franca!

Shqiptarët e Amerikës, sjellin atmosferën e jashtëzakonshme kuq e zi nga Franca!

Bota Sot | 12.06.2016 12:08 • Beqir SINA New York
Shqiptarët e Amerikës, sjellin atmosferën e jashtëzakonshme kuq e zi nga Franca!

Francë Euro 2016: Humbën, por ëndrra Shqiptare Kuq e Zi vazhdon…………

NEW YORK : Shqipëria dhe Zvicra, u ndeshën sot në Lens në kuadër të kampionatit Europian, Francë 2016, në një atmosferë të pa parë kuq e zi, ku si asnjëherë në historinë e futbollit shqiptarë jashtë Shqipërisë, nuk ishte parë të mbizotëronin vetëm ngjyrat kuqezi.

Atmosfera kuq e zi në Lens, i ngjante një ndeshje futbolli si ato që kemi parë në Tiranë, Elbasan ose Shkodër, ku luan kombëtarja jonë.

Shqipëria, sot luajti me Zvicrën”shqiptare” në orën 09:00 me kohën e Nju Jorkut, dhe 3 të pasdites me kohën e Parisit, në stadiumin “Bollaert-Delelis” në Lens të Francës, dhe humbi 1 me 0, por pavarësisht se kuqezinjët humbën djemtë tanë bënë histori – ngaqë për herë të parë Shqipëria, merr pjesë në Kupën e Europës.

Tifozat shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Kanada, që kan shkuar në Francë, për të ndjekur 3 ndeshjet e mbarëkombëtares së Shqipërisë – Kuq e Zi, simbas fotografive të postuara, sot në medien sociale Facebook, kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonëshme me ngjyra dhe festime patriotike, teksa në Francë, ata janë bashkuar me mijëra me tifozët Kuq e zi të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Maqedonia, Çamëria dhe diaspora.

Shqipëria në mediat e huaj: Heroike!

Kështu shkruan Telesporti, shqiptarë, duke nxjerr disa ekstrakte nga ndeshja e parë historike në Kupën e Europës Francë 2016.

Debutimi i Shqipërisë në finalet e një europiani u pasqyrua gjerësisht nga mediat botërore dhe emëruesi i gjithë artikujve ishte një; heroikë!

“Mund të jesh hero edhe kur humbet!” Me këtë fjali e nis analizën e gjatë prestigjiozja italiane Gazzetta Dello Sport. Në artikull veçohet se gabimet i kushtuan humbjen Shqipërisë, e cila edhe pse me 10 lojtarë, mund të kishte barazuar me Gashin, 3 minuta nga fundi.

“Shqipëria rrezikon të eliminohet që me Francën në takimin e ardhshëm, por kjo pak rëndësi ka për tifozët kuqezinj, që paqësisht duartrokitën heronjtë e tyre”, thuhet më tej në artikull.

“De Biasi e nis keq!”. Me këtë titull nis pasqyrimin e ndeshjes Corriere, që shton më pas se shqiptarët vërtet ishin inferiore teknikisht, por moralisht ishin më lartë se kundërshtari dhe këtë e treguan edhe kur ishin me 10 lojtarë, kur iu afruan dy herë barazimit.

“Shqipërisë me 10 lojtarë fati i mohoi një pikë historike në debutimin e vet në një Europian”, nis artikullin e vet BBC, që pas analizës së shkurtër mbi ndeshjen, ndalet tek fakti që në fushë ishte një derbi shqiptarësh, referuar këtu numrit të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.

DailyMail, veç rezultatit dhe asaj që u pa në fushë, veçon duelin Xhaka-Xhaka dhe paraqitjen e nënës së tyre në shkallët e stadiumit të Lensit.

“Elmaze Xhaka, nëna e Granitit dhe Taulantit tregoi mbështetjen e saj për të dyja skuadrat duke veshur një fanelë me të dy flamujt”, shkruan tabloidi britanik.

“Shqipërisë i shpëton një barazim”. Kështu e titullon analizën e vet spanjollja “Marca”, që në analizën e vet thotë se përvoja dhe emocionet mposhtën kuqezinjtë.

Edhe Goal.com ndalet tek dueli mes vëllezërve Xhaka dhe deklaratës së Granitit që tha se ishte e vështirë të luaje kundër vëllait në fushë.

Check Also

Replikoi në stërvitje, Mema pezullon anglezin Ngo (E PLOTË)

Zyrtarisht sipas klubit me probleme në gju, por Majkëll Ngo është pezulluar 24 orë nga …

Komentoni

%d bloggers like this: