Shoqata Event

0
500

Fotografite nga kjo mbremje e bukur mund ti gjeni ne Facebook: https://www.facebook.com/shoqataatdhetaredibra/media_set?set=a.1000743956676252&type=3&pnref=story

Ishte një natë e bukur mes 150 dibranëve të pranishëm në eventin tonë të parë këtu në Staten Island, New York. Prezenca masovike e femrës ne këtë mbrëmje tregoi nivelin kulturor që bartim ne si Dibran! Kërkojm falje _nëse_ disa gjëra nuk ishin ne nivelin e duhur si organizim, duhet të keni parasysh që edhe ne jemi në hapat e para dhe në këto caste kemi shumë nevoj për energji pozitive. Bashkë me kritikat, sugjerimet dhe komplimentet tuaja do ndërtojmë shoqatën që të na shërbej të gjithëve sa më mirë. Faleminderojmë nga zemra Sponzorët fillestar që na dhane shprese se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur dhe se s’jemi të vetëm në këtë sakrificë. Ju garantojmë që cdo dollar do të shkon në vendin e duhur! Transparenca është e domosdoshme këtu në Shoqatë, por mbi të gjitha ështe “Besa” që ne kryesia ju kemi dhënë që tju shërbejmë me krenarin më të madhe! Faleminderojmë në vecanti edhe kryetarin Z. Dashnor Miftari i cili me plot kuptimin ka punuar më shumë se krejt ne kryesia që kjo mbrëjme të dali kaq e bukur! Keep in touch more good things to come smile emoticon Vazhdojme Dibra…

Bordi drejtues, emërimi nga e majta: Arbër Kuka, Nderim Marke, Bekim Pacuku, Besar Dika, Gazmend Kërkuti, Zarife Kolari, kryetari Dashnor Miftari, Ardita Torozi, Bekim Kosovrasti, Ibrahim Rexha dhe Bekim Papraniku.

NO COMMENTS

Leave a Reply