Tuesday , October 23 2018
Home / Receta / Pogaçe më të buta në botë: gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!

Pogaçe më të buta në botë: gatuhen thjeshtë, nuk ka shans të gaboni!

Me këto pogaçe servirni djathë të imët, mish të thatë dhe nuk mund të gaboni, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 200 ml qumësht i ngrohtë
▪ 150 ml ujë të vakët
▪ 1 qese e vogël tharmë
▪ 1 lugë e vogël sheqer
▪ 150 jogurt të dendur
▪ 1 vezë
▪ 2 lugë të vogla kripë
▪ 600 g miell
▪ vaj për fërgim

Shtojca për servim: djathë, mish i thatë, kaçkavall, kajmak.

Gatimi:

Në një enë përzieni qumështi, ujin, sheqerin, tharmin dhe lini 5 minuta. Shtoni jogurtin, vezën dhe miellin e përzier me kripë.

Në mikser shtojcat për brumë përzieni 7-8 minuta derisa të bëhet brumi i butë, i lëmuar dhe pak i ngjitur. Mbulojeni me një leckë të pastër dhe lëreni të bymehet.

Brumin e bymyer qiteni në dërrasë në të cilën keni hedhur miell, përzieni dhe ndajeni në 8 gogla.

Në tavë qitni vaj aq sa të mbuloj fundin e tiganit. Çdo gogël rrotullojeni në 0,5 cm dhe piqeni në vaj disa minuta nga të dyja anët derisa të skuqen.

Bashkë me këto pogaçe të buta servirni djathë të grimcuar dhe mish të thatë, kaçkavall apo kajmak. /Telegrafi/

Check Also

Lakra të ziera me mish viqi

Përbërësit 7 copa mish i freskët 1 kokë lakër 2 qepë 2 karrota 4 lugë …

Komentoni

%d bloggers like this: