Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Dibra / OH HILAL ndau ndihma në Dibër

OH HILAL ndau ndihma në Dibër

Me rastin e Muajit të agjërimit, Organizata Humanitare HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, qëndroi në Myftininë e Dibrës, ku edhe, në bazë të listës së hartuar nga xhemati i xhamive me raste të rënda sociale, ndau 300 pako me ndihma humanitare të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.
Me këtë aksion humanitar BFI-ja edhe një herë dëshmoi se është Institucion që përkujdeset për të gjithë myslimanët e vendit, është i vetmi Institucion që me seriozitet i qaset edhe ndihmës së nevojshme për skamnorë, hallexhinjë e të varfër.

“Aksioni ynë humanitar vazhdon ashtu siç kemi premtuar si dhe sipas planit tonë aksional. Do të zbresim në çdo shtrëpi të skamnorëve tanë që janë kategorizuar si raste të rënda sociale. Kjo kategori ka nevojë të madhe për ne dhe për të gjithë bamirësit e vendit dhe më gjërë. Përkundër kushteve të rënda, shumica prej tyre nuk heqin dorë nga përmbushja e këtij obligimi fetar, nga agjërimi, prandaj, ne, si OH HILAL me dashurinë më të sinqertë u ofrojmë ndihmën e siguruar nga angazhimi personal i Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Muatafa ef. Dauti. /DibraIme

Check Also

Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan për vizitë në Dibër

Dje në Komunën e Dibrës për vizitë ishte veprimtari i njohur nga SHBA, zoti Haxhi …

Komentoni

%d bloggers like this: