Nju Jorku, vishet i gjithë kuq e zi, me paradën “Bijë Shqiptare – Nëna e Botës” dedikuar Nëna Terezes

0
276

Shqiptarët në SHBA po mbajnë paradën vjetore tashmë tradicionale, ku po shfaqen fuqishëm simbolet, veshjet, kultura dhe tradita shqiptare, në qendrën më të njohur të në Manhatan nga rruga 27 deri në rrugën 38.

Kjo Paradë e organizuar nga “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare” kësaj here i kushtohet Nënë Terezës, e cila me 4 shtator shpallet e shenjtë, ndërsa meqë Senatori Marty Golden e shpalli 4 shtatorin në Nju Jork ‘Dita e Nënë Terezës”, organizata e ka emëruar “Grand Marshall” (kryetar) të paradës.

Ishte nisma e “Rrënjëve shqiptare – Albanian roots”, e cila mori mbështetjen e senatorit Marty Golden, i cili e propozoi rezolutën që 4 shtatori në Nju Jork të shpallet “Dita e Nënë Terezës”, akt i cili miratua nga Senati i shtetit të Nju Jorkut.

Në këtë Paradë marrin pjesë shumë shoqata shqiptare dhe grupe shqiptare nga të gjitha trojet, përfshirë edhe ato nga Ulqini, Kanadaja etj.

Grumbullimi për Paradën Shqiptare ka filluar nga ora 9:00AM në rrugën 27 dhe avenue 6.

Organizatorët e shohin si një prej rasteve më të mira për të reklamuar Shqipërinë, nëpërmjet kësaj parade të famshme në Nju Jork, dy prej të cilave i janë kushtuar çështjes së Çamërisë.

Vazhdimisht në paradat e tilla shqiptare, të cilat i kanë dhënë imazh të fuqishëm pozitiv shqiptarëve, duke prezantuar simbolet kombëtare, kulturën dhe traditën kombëtare, janë ftuar personalitete të rëndësishme shqiptare, jo vetëm për ta bërë festimin më madhështor, por për të ndikuar më fuqishëm në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve dhe për të gjetur mbështetje për çështje të ndjeshme, si çështja çame.

Ndër figurat që kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre janë ish-kongresmeni Joseph DioGuardi, President i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Princi Leka, Kreshnik Spahiu, Lorik Cana, artistët Frederik Ndoci, Çiljeta Xhilaga, Julian Deda, Genta Ismajli, Gëzim Nika, etj.

NO COMMENTS

Leave a Reply